FSK-ja nis operacionin humanitar për zonat e përmbytura në Shqipëri

Dislokimi i Kontigjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për pjesëmarrje në operacionin humanitar në Republikën e Shqipërisë u bë mesditën e së enjtes me kalimin në pikën kufitare Vërmicë-Morinë...

FSK-ja nis operacionin humanitar për zonat e përmbytura në Shqipëri

Dislokimi i Kontigjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për pjesëmarrje në operacionin humanitar në Republikën e Shqipërisë u bë mesditën e së enjtes me kalimin në pikën kufitare Vërmicë-Morinë.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për dërgimin e një kontigjenti të FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri.

Një ditë më parë, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pranuar një kërkesë zyrtare nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për mbështetje logjistike nga FSK-ja në ndihmë të zonave të përmbytura.

Në kërkesë, në mënyrë të veçantë, është specifikuar nevoja për sigurimin e urave. Kërkesa mbështetet edhe në kërkesën e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për mbështetje dhe në nevojën e madhe të vendbanimeve në zonat e Vlorës dhe Fierit, të cilat kanë mbetur të izoluara nga dëmtimi dhe shkatërrimi i urave.

Qeveria ka miratuar vendimin për dërgim të kontingjentit humanitar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Republikën e Shqipërisë. Mbështetja financiare e operacionit humanitar do të sigurohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. /ATSH



Lajme të ngjashme