Tusk në takim me Ramën: Mbani vrullin e reformave për progres në rrugën e BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën nga Brukseli se është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili ka vlerësuar reformat në Shqipëri...

Tusk në takim me Ramën: Mbani vrullin e reformave për progres në rrugën e BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën nga Brukseli se është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili ka vlerësuar reformat në Shqipëri.

Shefi i Tiranës zyrtare ka dalë në një konferëncë të përbashkët për mediat me kreun e KE-së, Donald Tusk.

Kryeministri Rama tha në fjalën e tij se “ishte kënaqësi që u takuam me Presidentin e Këshillit Evropian dhe e falënderova që na dha mundësinë e këtij takimi me të gjithë të gjendurit në një ditë intensive takimesh dhe kryesisht me kryeministren britanike”.

“Dhe po ashtu, dua t’i shpreh mirënjohjen se është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të afrimit të metëjshëm të Ballkanit, por dhe të Shqipërisë, me Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Në statusin e tij social “Facebook”, Kryeministri Rama shprehet: “Në Bruksel me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin🇦🇱🇪🇺”.

Po ashtu, Kryeministri Rama ka postuar foton me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Pas takimit me Kryeministrin Rama, z. Donald Tusk deklaroi: “Ju faleminderit shumë për vizitën tuaj dhe, pikësëpari, ju faleminderit për mirëkuptimin, i dashur kryeministër, i dashur Edi. Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë. Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë. Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpunimi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane. Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel. Të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetjen dhe përpjekjet tona. Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave. Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane.

Ju faleminderit.”​

Ndërkohe, në statusin e tij “Twitter”, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shprehet: “Takim i mirë me kryeministrin shqiptar @ediramaal përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje”.

“Nevoja për të mbajtur vrullin në reformat e sundimit të ligjit për të përparuar në rrugën e BE-së”, shkruan në statusin e tij “Twitter”, Donald Tusk. /ATSH



Lajme të ngjashme