Përmbytjet në Shqipëri – Rama: I gjithë shteti në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës

Situata e jashtëzakonshme nga reshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit po përballohet me angazhimin maksimal të të gjitha strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme...

Përmbytjet në Shqipëri – Rama: I gjithë shteti në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës

Situata e jashtëzakonshme nga reshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit po përballohet me angazhimin maksimal të të gjitha strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në “Facebook” disa foto nga situata e përmbytjeve dhe nga angazhimi maksimal i strukturave shtetërore.

“Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura”, shkruan Kryeministri Rama.

Ai thekson se “gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara”.

“I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës. Lutem për një bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë”, shprehet Kryeministri Rama. /ATSH



Lajme të ngjashme