Xhamia Murat Pasha në Shkup mirëpriti programin me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed

(AA) Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua një program (Mevlud) me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed.

Xhamia Murat Pasha në Shkup mirëpriti programin me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed

Besimtarët myslimanë të vendit vërshuan në xhamitë më të afërta për namazin e jacisë, ndërkohë që në Xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt Mevludi.

Në programin e organizuar nga Konsulenca për Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë mori pjesë Këshilltari për Çështje Fetare pranë ambasadës Murat Alkan, hoxha nga rajoni dhe pjesëtarë të xhematit të Shkupit.

Gjatë programit u bënë lutje dhe u lexuan pjesë të librit të shenjtë Kuranit, ilahi dhe mevlud nga Metin Çakar dhe Naci Bülbül nga Turqia dhe imamë dhe hafëzë të vendit.



Lajme të ngjashme