Shqiptarët e Malit të Zi shënuan Ditën e Flamurit

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka shënuar me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive Ditën e Flamurit në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në këtë vend.

Karadağ_Arnavutluk Milli Günü_b.jpg
Karadağ_Arnavutluk Milli Günü_a.jpg
Karadağ_Arnavut Ulusal Konseyi.jpg
Karadağ_Ulqin_Arnavutluk Milli Gün Kutlamaları_03.jpg
Karadağ_Ulqin_Arnavutluk Milli Gün Kutlamaları_02.jpg

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi organizoi pritjen zyrtare me rastin e Festës Kombëtare - Ditës së Pavarësisë. Të ftuar ishin përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Mal të Zi, zyrtarët më të lartë të vendit, Presidencës, Parlamentit, Qeverisë, Ministrisë së Jashtme, përfaqësues të institucioneve të tjera zyrtare, forcave politike, mediave, të institucioneve artistike, përfaqësues të feve, përfaqësues të biznesit, etj, si dhe përfaqësuesit zyrtarë, të nivelit qendror e vendor, të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, përfaqësues shqiptarë të institucioneve të ndryshme zyrtare, të shoqatave të tyre, të subjekteve politike shqiptare, të mediave në gjuhën shqipe, etj. Pas pritjes së të ftuarve, Ambasadori, z. Ernal Filo, mbajti një fjalë përshëndetëse në të cilën u evidentua rëndësia e kësaj date, u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe u përcollën mesazhe për bashkatdhetarët në Mal të Zi dhe përfaqësuesit e tyre politikë e zyrtarë.

Në një prononcim ekskluziv për “Zërin e Turqisë” Ambasadori Filo tha se Kjo është festë e të gjithë shqiptarëve në mbarë botën dhe unë kam kënaqësinë që sot me rastin 105-vjetorit te Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë të organizoj pritje për trupin diplomatik dhe për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

Ambasadori Filo vlerëson lartë marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

E.Filo: Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë unë do t’i vlerësoja jo vetëm si marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, por edhe shumë të mira në të gjitha aspektet. Ne kemi pasur një bashkëpunim intensiv dhe të gjithanshëm dhe kudo që kemi qenë, në ç’do konferencë por edhe në aktivitete të ndryshme qofshin, ato rajonale apo ndërkombëtare i kemi promovuar këto si marrëdhënie model për rajonin. Marrëdhëniet tona shtrihen në të gjitha aspektet, që nga ato politike me shkëmbime vizitash nga të dyja palët, marrëdhënie të shkëmbimit ekonomik, tregtar, marrëdhënie kulturore etj. Duhet të evidentojmë faktin që këtu jetojnë një pakicë e konsiderueshme e shqiptarëve, të cilët gjithmonë kanë dhënë një kontribut të pa diskutueshëm për fatet e këtij vendi pra Malit të Zi. Këtu kam parasysh referendumin për pavarësinë e Malit të Zi, anëtarësimi në NATO, proceset e integrimit në Bashkimin Evropian, të cilat gjithmonë janë mbështetur pa ekuivok nga shqiptarët në Mal të Zi. Kështu ne jemi në rrugë të mbarë, kemi shumë mundësi për të bashkëpunuar, jemi vende fqinj, mund të bashkëpunojmë në projekte, të cilat do të jenë temë edhe në mbledhjen e dy qeverive që do të organizohet në pranverën e vitit të ardhshëm në Shkodër që do të jenë projekte që kanë të bëjnë kryesisht me Liqenin e Shkodrës dhe Lumin e Bunës. Pra janë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi janë marrëdhënie që vetëm përparojnë dhe janë të një miqësie shumë të fortë.

V.Katana:Z. Filo, të dyja vendet, si Shqipëria ashtu edhe Mali  i Zi aspirojnë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku i shihni fushat e tjera të bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje?

E. Filo: Ne kemi bashkëpunim dypalësh, por ne këtë bashkëpunim e shohim ndërlidhur në kuadrin e bashkëpunimit rajonal. Të gjitha vendet e rajonit po përballen me sfida të ndryshme. Atë që unë do të veçoja është infrastruktura. Si vende Ballkanike, në procesin e përgatitjeve për të qenë pjesë e familjes evropiane kemi nevojë që të përparojmë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës, ekonomisë dhe shumë aspekteve të tjera. Në këtë kuadër ne jemi duke punuar në studimin e fizibilitetit për sa i përket autostradës Adriatik-Joniane dhe shumë projekteve të tjera. Pra, në këtë aspekt them se bashkëpunimi është i gjithanshëm dhe jo vetëm dy palesh por edhe rajonal.

                                                                          ***

Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin, aktivitet tradicional sportiv me rastin e festës se pavarësisë së Shqipërisë.

Kësaj date të rëndësishme për shqiptarët vëmendje të veçantë i kushton edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. Ata edhe këtë vit organizuan një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive. Sekretari i Këshillit Nacional Z. Faik Nika për “Zërin e Turqisë” flet lidhur me aktivitetet që u organizuan në të gjitha trojet shqiptare në mal të Zi.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi që nga themelimi organizon për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi aktivitete me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së pavarësisë së Shqipërisë. Edhe këtë vit Këshilli Nacional është kujdesur që aktivitetet të zhvillohen në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi duke filluar me datën 24 nëntor në Plavë, për të vazhduar me 28 Nëntor në Malësi, në Qendrën për Kulturë e po ashtu edhe në Ulqin, ku aktiviteti ka nisur dje me “Maratonën e Pavarësisë Shkodër – Ulqin “këtë vit edicioni i gjashtë. Tashmë është bërë traditë që maratona 42 kilometrash zhvillohet ndërmjet dy bashkive, asaj të Shkodrës dhe komunës së Ulqinit. Vlen të veçohet se këtë vit pati pjesëmarrës nga e gjithë bota, ku përveç pjesëmarrësve nga vendet e rajonit patëm edhe garues nga shtetet e Evropës perëndimore dhe më gjerë. Ky ishte një ndër aktivitetet e para që organizoi Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. Në mbrëmje, në qendrën për kulturë Ulqin zhvilluam një aktivitet, ku u prezantuan të gjitha shoqëritë kulturore artistike nga treva e Ulqinit, shoqata këto që merren me kultivimin e traditës së trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi, si veshjes, kostumeve dhe këngës dhe valles, ku para publikut paraqitën koloritin e ngjyrave dhe veshjeve tona kombëtare. U prezantuar 6 Shoqëri kulturore nga qyteti i Ulqinit dhe Tivarit e po ashtu kishim të ftuar special aktorin e mirënjohur Bruno Shllaku. Këto aktivitete do të zhvillohen nga ana e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi edhe në vitet e ardhshme.

                                                                     ***

Tashmë është bërë traditë që me rastin e Festes së Pavarësisë së Shqipërisë, autoriteteve më të larta shtetërore telegrame urimi i dërgojnë Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanvoq, Kryeministri Dushko Markoviq dhe zyrtarë të tjerë të Malit të Zi.

- Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera Alibegu KATANA -



Lajme të ngjashme