Irani ndalon kalimin e avionit të Borisovit, Turqia mundëson kalimin nga Iraku

Turqia ndërmjetëson për krizën e tensionuar të avionit ndërmjet Bullgarisë dhe Iranit.

Irani ndalon kalimin e avionit të Borisovit, Turqia mundëson kalimin nga Iraku

Turqia ndërmjetëson për krizën e tensionuar të avionit ndërmjet Bullgarisë dhe Iranit.

Avionit të Kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, që gjendet për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, nuk iu dha leje për të kaluar mbi hapësirën ajrore iraniane.

Ministrja e Jashtëme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, tha se pas mos lejimit të kalimit të avionit të Borisovit mbi hapësirën ajrore të Iranit, me ndihmën e autoriteteve turke avioni shkoi në Arabinë Saudite duke kaluar nga hapësira e Irakut.  

Ajo bëri të ditur se të gjitha lejet ishin marrë më parë por pavarësisht kësaj nuk u lejua kalimi i avionit në fjalë.  

Zaharieva deklaroi se arsye për mos lejimin e kalimit, Irani tregoi daljen e avionit nga itinerari i përcaktuar.

Pas kësaj ngjarjeje, Ambasadori i Iranit në Sofje u thërrit në Ministrinë e Jashtme.

Media bullgare bëri të ditur se për shkak se marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite nuk janë të ngrohta, kjo gjendje u pasqyrua në fluturimin drejt këtij vendi (Arabinë Saudite).



Lajme të ngjashme