Kosovë – Prishtina vishet kuq e zi për Festën e Flamurit

Festa e 28 Nëntorit po ndihet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku të gjitha rrugët janë veshur kuq e zi...

Kosovë – Prishtina vishet kuq e zi për Festën e Flamurit

Festa e 28 Nëntorit po ndihet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku të gjitha rrugët janë veshur kuq e zi.

Komuna e Prishtinës ka vendosur flamujt kombëtarë në rrugët kryesore, ndërsa janë parashikuar edhe shumë aktivitete kulturore.

Dita e Flamurit, 28 Nëntori, tradicionalisht është festuar në Kosovë edhe në kohën kur kjo datë ka qenë e ndaluar. 28 Nëntori për shqiptarët tashmë ka domethënien e tre ngjarjeve të rëndësishme: Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor 1997 dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari.

Në Prishtinë, përveç aktiviteteve të tjera, është parashikuar edhe hapja e panairit “Blej Shqip” 2017. Ky panair tashmë tradicional, që do të qëndrojë i hapur nga 27-29 nëntor, mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra-mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare. /ATSH



Lajme të ngjashme