Greqi – Ushtarët e NATO-s sulmojnë një civil

Një banor grek i Kretës është sulmuar nga 4 ushtarë anglezë të NATO-s ndërsa bashkë me dikë tjetër po ecte drejt automobilit të tij në qendër të qytetit Hanya.

Greqi – Ushtarët e NATO-s sulmojnë një civil

Të ndodhur në ishullin grek të Kretës për stërvitje ushtarake, 4 ushtarë të NATO-s, kanë qëlluar një civil, duke i thyer edhe hundën.

Ngjarja ka ngjallur reagime. Sipas shtypit grek ngjarja ka ndodhur në datën 17 nëntor, në 44-vjetorin e shtypjes me gjak të Kryengritjes së Politeknikut nga Junta e Kolonelëve e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Një qytetar i Kretës, rreth të 30-tave është sulmuar nga 4 ushtarë anglezë të NATO-s ndërsa ishte duke ecur drejt automobilit të tij të parkuar në qendër të qytetit Hanya të ishullit.

Personit të sulmuar i është thyer hunda si pasojë e goditjes së marrë.

Pas ngjarjes policia mori në pyetje 2 ushtarë të NATO-s, të moshave 18 dhe 22 vjeç.

Komiteti i Paqes së Hanya-s e ka dënuar me forcë ngjarjen. “Ushtarët e NATO-s janë sjellë “sikur të ishin në një qytet të ngadhënjyer”, thuhet në reagimin e komitetit.

Sulmin e kanë dënuar me nga një deklaratë edhe degët lokale të Partisë Komuniste të Greqisë dhe Rinisë Komuniste Greke.

Deputeti i Partisë Komuniste, Manolis Syntihakis ka kërkuar mbajtjen e një interpelance në Parlament në lidhje me ngjarjen.

Syntihakis thotë se ekziston një reagim kundër bazës së huaj ushtarake në ishull dhe ka kërkuar nga qeveria që të përgjigjet mbi masat e marra për ndëshkimin e ushtarëve agresorë.

Baza detare “Suda” në ishullin e Kretës përdoret nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe NATO-s dhe ndodhet 6 km në lindje të qytezës Hanya.



Lajme të ngjashme