Burgim i përjetshëm për "Kasapin e Bosnjës", Ratko Mladiç

Ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatësit e OKB të mërkurën pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Burgim i përjetshëm për "Kasapin e Bosnjës", Ratko Mladiç

Ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatësit e OKB të mërkurën pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Ai u gjet gjithashtu të ketë pasur "përgjegjësi të madhe" për gjenocidin e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë të kryer në Srebrenicë më 1995.

Gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë (ICTY), të pranishëm në Hagë, vendosën njëzëri se Mlladiç ishte fajtor për vrasjet e Srebrenicës, që ndodhën në fund të luftës brutale tre-vjeçare të Bosnjës.

Ratko Mlladiç, i njohur me nofkën “Karapi i Bosnjës”, me urdhër të gjyqtarit u largua nga salla e gjyqit për mallkimin dhe bërtitjen që bëri pas fillimit të leximit të aktgjykimit.

Gjykatësi gjithashtu bëri të ditur se Mladiç nuk bashkëpunoj me gjykatën.

Ndërkaq avokati i Mladiçit pretendoi se klientit të tij i është ngritur tensioni i gjakut dhe kërkoi shtyrjen e aktgjykimit.

Ratko Mladiç, i cili gjatë luftë së Bosnjës ka qenë komandant i serbëve të Bosnjës, është arrestuar në vitin 2011 në Serbi 16 pas luftës.

Më pas ai u dorëzua në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Mladiç gjykohej për 11 krime të ndryshme përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës ku u vranë mbi 8 mijë myslimanë boshnjak.

Prokuroria në akuzën e saj kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Mladiçin e dyshuar për krime lufte dhe gjenocid.

Gjykimi zgjati më shumë se 500 ditë, i dëgjoi 591 dëshmitarë dhe pa 9.914 prova të pranuara nga gjykata.

Ndërkaq Radovan Karaxhiq, përgjegjës politik për masakrën e Srebrenicës pas arrestimit dhe gjykimit është dënuar me 40 vjet burgim, ndërsa Slobodan Milosheviq vdiq në vitin 2006 gjatë gjykimit të tij në gjykatën e Hagës.



Lajme të ngjashme