Përkeqësohet gjendja në Greqi, 7 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 7 persona u gjetën të vdekur sot në Mandra, lokalitet në lagjen e madhe të Athinës, ”viktimë” e shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje të pazakonta, bëri të ditur shërbimi i zjarrfikësve.

Përkeqësohet gjendja në Greqi, 7 të vdekur nga përmbytjet

Sipas informacioneve të para, dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.

Tre viktima të tjera janë gjetur para shtëpive.

Shira të rrëmbyeshëm goditën në mesnatë këtë zonë duke prekur lokalitetet e Mandras dhe Peramos, 50 kilometra në perëndim të Athinës.

“Shumë automjete janë përmbytur në Mandra dhe Peramos, ku është shpallur gjendja e urgjencës”, sipas imazheve të publikuara nga media lokale.

Zjarrfikësit kanë marrë më shumë se 300 thirrje për ndihmë dhe më shumë se 120 zjarrfikës janë dërguar në vend. (ATSH)



Lajme të ngjashme