Belgjika pranë Kosovës në rrugën drejt BE-së

Belgjika shpreson që Kosova të vazhdojë të shënojë progres në thellimin e marrëdhënieve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Belgjika pranë Kosovës në rrugën drejt BE-së

Belgjika shpreson që Kosova të vazhdojë të shënojë progres në thellimin e marrëdhënieve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Kështu deklaroi kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, në një mesazh urimi drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajn, me rastin e marrjes së postit të kreut të Qeverisë së Kosovës.

“Në emër të Qeverisë së Belgjikës, ju dëshiroj sukseset më të mira, veçanërisht në konsolidim të institucioneve, të sundimit të ligjit dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës, po ashtu në fuqizimin e stabilitetit të shtetit tuaj, si dhe në thellimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në urim.



Lajme të ngjashme