Policitë shqiptare e turke thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Gjatë vitit 2018 do të mblidhet për herë të parë në Turqi Komisioni i Përbashkët i Sigurisë mes Turqisë dhe Shqipërisë, sipas dakordësimit gjatë vizitës në Shqipëri të Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe Sigurisë i Republikës së Turqisë.

Selami Altınok_Haki Çako.jpg
hidayet bayraktar_ilir meta.jpg
29 Ekim Cumhuriyet Bayramı_Arnavutluk etkinlikleri_03.jpg
Marco Minniti_Arnavutluk ziyareti.jpg
Edi Rama_Ana Brnabic_Küresel Yönetişim Konferansı_Fas 2017_01.jpg

-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit shqiptar pret krerët më të lartë të Policisë së shtetit turk.

Gjatë vitit 2018, do të mblidhet komisioni i përbashkët i sigurisë mes Turqisë dhe Shqipërisë. Takimi i parë i këtij komisioni pritet të zhvillohet në Turqi.

Për këtë u ra dakord, gjatë një takimi të zhvilluar  në Tiranë mes Guvernatorit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Sigurisë i Republikës së Turqisë, Selami Altinok dhe Drejtorit të Policisë Shqiptare, Haki Çako.

Fokusi i këtij takimi ishte edhe diskutimi i çështjeve në interes të përbashkët për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policive të dy vendeve, në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar si dhe shkëmbimi i eksperiencave në fushën e policimit.

Çako dhe Altinok kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin midis autoriteteve policore shqiptare-turke, për parandalimin dhe goditjen e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Të dy drejtuesit kanë nënvizuar gatishmërinë që: 

Ashtu si me vendet e tjera të Ballkanit, të thellojnë edhe më tej luftën kundër elementëve radikalë.

Të orientohen qartazi drejt partneritetit në të gjitha vendet e rajonit , si dhe në një front, në luftë kundër të gjithë këtyre fenomeneve që shqetësojnë dhe cenojnë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.

Dhe vendosmërinë për të kontribuar maksimalisht në parandalimin e çdo lloj iniciative dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdokënd që shkel dhe cenon sovranitetin ose sigurinë e kombeve...

***

-Presidenti Meta takim me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë theksohet se Meta gjatë takimit, vlerësoi marrëdhëniet tradicionale dhe të "partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes për të dy vendet dhe popujt."

Sipas njoftimit, presidenti i Shqipërisë nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Ambasadori Bayraktar, gjithashtu u takua edhe me kryetarin ri i të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi, në Kuvendin e Shqipërisë, Ilir Beqaj, me të cilin trajtoj forcimin e mëtejshëm të parlamentarizimit së miqësisë midis dy kuvendeve mike.

***

-Vijojnë veprimtaritë festive në Shqipëri me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Turqisë. 

Me rastin e festës kombëtare të Turqisë, është zhvilluar në sallën e konferencave të fondacionit ALSAR, një veprimtari kulturore e organizuar nga grupi i fëmijëve që frekuentojnë qendrën e kurseve të gjuhëve të huaja.

Në këtë veprimtari, nderuan me pjesëmarrjen e tyre zv.ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Ozay Ozutok dhe si kryetari i fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra.

Fëmijët gjatë performancës se tyre artistike në këtë veprimtari, prezantuan në gjuhën turke një program me materiale artistike e letrare të përzgjedhura, dedikuar kësaj feste.

Të pranishmit ndër të tjera, u njohën edhe me mbarëvajtjen e kurseve të gjuhës turke, të cilat ofrohen falas dhe zhvillohen nën drejtimin e profesorit të dërguar nga Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë.

Kryetari i fondacionit Alsar, Mehdi Gurra gjatë fjalës se tij përshëndetëse i shprehu personaliteteve të nderuara urimet më të përzemërta ku ndër të tjera tha : “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës se Turqisë, iu shpreh Ju të nderuar miq, dhe nëpërmjet jush popullit vëlla turk përshëndetjet dhe konsideratat me të larta, duke iu uruar suksese të mëtejshme ne rrugën drejt progresit e prosperitetit tuaj kombëtar”.

***

-Shqipëri- Itali bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, ka vizituar javën e kaluar Shqipërinë, ku është takuar me drejtues të lartë shqiptar, si Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në kuadër të kësaj vizite, ministrat Xhafaj dhe Minniti zhvilluan një konferencë të përbashkët, në Pallatin e Kongreseve, mbi raportin përmbyllës të “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis", ndërmjet Policisë së shtetit shqiptar, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti e vlerësoi bashkëpunimin në monitorimin ajror për të luftuar kultivimin e kanabisit.

Pas këtij bashkëpunimi që e quajti të suksesshëm, ministri italian u ndal tek një tjetër luftë për të cilën siç tha ai Italia do të jetë gjithmonë në krah të qeverisë shqiptare.

Ne duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë këto trafiqe. Duhet të godasim të paprekshmit, sepse në Europë, Itali, Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Ky është objektivi i rëndësishëm për të cilin duhet të punojmë së bashku”,  tha Minniti, i cili më tej deklaroi: 

“Këtu në Ballkan, në Europë luhet një lojë shumë e rëndësishme dhe ka tre sfida: Sfida kundër trafiqeve të lëndëve narkotike dhe kanabisit. Sfida kundër emigracionit të paligjshëm dhe kundër terrorizimit. Në lidhje me këto tre çështje kemi nevojë për një bashkëpunim ndërkombëtar të plotë dhe të vetëdijshme…”.

Deklarata u bë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ku u zhvillua “Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”, ndërmjet Policisë së shtetit shqiptar, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Raporti i monitorimit ajror i Guardia di Financa tregon se parcelat e kanabisit janë reduktuar dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha:

“…Ne ia dolëm në këtë fazë të parë të këtij procesi. Me rezultatin e këtij viti kemi hedhur hap përpara dhe është vetëm një stacion në luftën tonë…”

Sa i takon trafikantëve Xhafaj u shpreh se ishin të vendosur t’i luftonin ata dhe sekuestronin asetet kriminale.  

Jemi të bindur se ky është vetëm një stacion në luftën tonë. Beteja vazhdon edhe më e fortë, tashmë edhe me ata që e kanë financuar dhe organizuar këtë biznes kriminal. Me grupet kriminale të përfshira në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Nuk është betejë e lehtë dhe nuk bëhet as me një ditë e as një muaj. Jemi të vendosur t’i ndjekim hap pas hapi ata dhe të ardhurat e tyre kriminale 

Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe ambasadori i SHBA-se, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-se, Romana Vlahutin. 

***

-Rama: Bashkimi Europian të mos e lërë Ballkanin një “zonë gri”

I ftuar në Marok në Konferencën e 10-të të Politikave Botërore, kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësoi marrëdhënien e përmirësuar Shqipëri-Serbi.

Rama tha se vendet duhet të zgjedhin bashkëpunimin në funksion të së mirës së përbashkët të dy popujve dhe theksoi se nëse Serbia do të njohë Kosovën do të lehtësohet nga barra e së shkuarës.

“…..Ajo që unë shoh si një pasqyrim shumë pozitiv të kësaj, është sesa shumë gjërat po ndryshojnë për sa i përket popullsisë. Është një mënyrë e re e të jetuarit në Ballkan, një mënyrë që është rrënjësisht e shkëputur nga kultura sesi jetonim në të kaluarën. Bindja ime është, ka qenë gjithmonë dhe mbetet që, duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, e cila është pengesë për të parë drejt së ardhmes më e lehtësuar..”.

Rama gjithashtu u shpreh se vendet e Ballkanit ndodhen në një moment historik, atë të integrimit evropian, duke kërkuar edhe ndihmën e BE-së për të mos e lënë rajonin në një zonë gri ku aktorë të tjerë mund të ndikojnë.

“…Gjendemi në një moment të ndryshëm historik, krahasuar me fazën e zgjerimit të shpejtë të fillimit. Tashmë përballemi me nevojën për të kompletuar procesin e nisur. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim, por për përfundimin e këtij procesi. Mbi të gjitha, qëndron nevoja strategjike e Evropës për të mos lënë Ballkanin si një zonë gri, ku aktorë të tjerë mund të fusin duart dhe të promovojnë axhendat e tyre, duke nxitur konflikte të mundshme….”

Kryeministri Rama tha se Ballkani është pozicionuar qartë pro Bashkimit Evropian dhe se po punon fort për këtë perspektivë…

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme