3 mijë vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë

Kutive të votimit do t’i drejtohen rreth 1 milion e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote.

831646
3 mijë vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka publikuar raportin e monitorimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, që do të mbahen sot, ku u vlerësua se fushata ka qenë e qetë, konkurruese dhe me incidente të vogla që nuk kanë ndikuar në prishjen e fushatës zgjedhore.

Po ashtu, DnV-ja ka bërë gati edhe rreth 3 mijë vëzhgues, të cilët do të jenë në të gjitha pikat e votimit në tërë Kosovën, si dhe në pikën qendrore që do të jetë e vendosur në Prishtinë, nga ku edhe do të jepen informacione për ndonjë parregullsi të mundshme gjatë procesit të votimit.

Albert Krasniqi nga KDI-ja, tha se në bazë të monitorimeve të tyre vlerësojnë se fushata zgjedhore ka qenë e qetë dhe është zhvilluar në një ambient konkurrues.

Sipas tij, kandidatët për kryetarë të komunave dhe kuvendeve komunale kanë shpalosur lirshëm programet dhe pikëpamjet e tyre dhe pjesëmarrja e qytetarëve dhe mediave ka qenë e sigurt dhe e papenguar.

Kutive të votimit do t’i drejtohen rreth 1 milion e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote. Për këto zgjedhje lokale, KQZ-ja, ka certifikuar 91 subjekte politike, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1 koalicion.



Lajme të ngjashme