Mali i Zi u përkushtohet politikave të zhvillimit të vlerave të reja mes vendeve të rajonit

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, mori pjesë në Samitin Rajonal “100 Liderë në Biznes nga Evropa Juglindore - Ndërlidhja”, që u organizua në Shkup...

829618
Mali i Zi u përkushtohet politikave të zhvillimit të vlerave të reja mes vendeve të rajonit

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Shkup në një Samit, i cili kishte në fokus biznesin dhe lidhjet mes vendeve. Delegacionin e qeverisë malazeze në Samitin Rajonal  “100 Liderë në Biznes nga Evropa Juglindore - Ndërlidhja”  e kryesoi Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Fillimisht ai u takua me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe biseda mes dy liderëve u fokusua në marrëdhëniet dypalëshe  dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare. Marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Maqedonisë u vlerësuan të shkëlqyera por ende ka fusha ku bashkëpunimi mund të intensifikohet. Kryeministri i Malit të Zi, Markoviq, ishte pjesë edhe e panelit të diskutimit mbi mundësitë e konkurrueshmërisë  së rajonit në arenën globale. Sipas Kryeministrit malazez sfida më e madhe e së tashmes është krijimi i vlerave të reja.  Ai tha se qeveria e tij është e përkushtuar politikave që sjellin zhvillim dhe vlera të tjera. Markoviq më tej tha se ne jetojmë pranë njëri-tjetrit por vështirë mund të kemi komunikim të ndër sjelltë. Takime të këtij lloji dhe  propozimet të cilat vijnë nga bashkësitë afariste   janë të mirëseardhura për qeveritë përgjegjëse që të ndryshojnë gjendjen dhe të sigurojnë valorizim kualitativ të resurseve të tyre. Pjesë e Samitit të Shkupit ishte pjesëmarrja e më shumë se 166 përfaqësuesve të bizneseve lider në rajon.

***

Kompania Turke TAV e interesuar të investojë në aeroportet e Malit të Zi

Ministria e Komunikacionit dhe e Detarisë e Malit të Zi njofton se Ministri Osman Nurkoviq  ka pasur takime me përfaqësuesit e kompanisë  turke TAV në  Samitin e Shkupit,  e cila udhëheq  17 aeroporte në tre kontinente dhe që ka shprehur interesim për të investuar në Mal të Zi. Koordinatori i Holding Aeroport TAV Guraj Çolpan dhe anëtari i këshillit të drejtorëve  Zoran Krstevski  kanë shprehur gatishmëri që të vijnë në Mal të Zi dhe të fillojnë bisedime me përfaqësues të qeverisë për model et e valorizimit të aeroportit të Podgoricës dhe atij të Tivatit. Përfaqësuesit e kompanisë  TAV   kanë njoftuar Ministrin malazez Nurkoviq  me veprimtarinë e kompanisë  respektivisht drejtimin që ajo bën në aeroportin e Shkupit, në atë të Ohrit e në bashkëpunim  me kompaninë franceze, dhe  në aeroportin e Zagrebit. Kompania TAV, aeroportin e Shkupit e ka marrë  me koncesion në vitin 2012 dhe ka investuar në të mbi 110 milion euro. Në momentin e  marrjes nën administrim aeroporti ka pasur qarkullim 600 mijë udhëtarë në vit, ndërkohë që tani ka rreth 2 milion udhëtarë në 37 destinacione.  Ministri malazez i transportit Osman Nurkoviq  citohet të ketë thënë se është i befasuar me atë çfarë ka parë në aeroportin e Shkupit dhe pret që përfaqësuesit e Kompanisë TAV sa më parë të vijnë në Mal të Zi.

***

Integrimi në Bashkimin Evropian, synim kryesor i qeverisë së Malit të Zi

Në organizim të Ministrisë së Integrimeve, në Podgoricë u  mblodhën  ministrat e Integrimit të rajonit në konferencën “Ballkani Perëndimorë dhe Bashkimi Evropian – perspektiva e anëtarësimit”.   Ishtë ky një takim me rastin e dhjetë vjetorit  të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Malit të Zi. Konferencën e shpalli të hapur Presidenti Filip  Vujanoviq, po ashtu edhe  anëtari i parlamentit Evropian Eduard Kukan, drejtoresha për Ballkanin  Perëndimor,  Henoveva Ruis Kalavera. Në këtë konferencë ministri  malazez i integrimeve Pejoviq  tha se Mali i Zi synon që të jetë shembull edhe për shtetet e tjera të rajonit të cilat përgatiten për t’u anëtarësuar në bashkimin Evropian.  Ai theksoi se Mali i Zi do të vazhdojë që me efikasitet të aplikoj reformat  me qëllim që në mandatin e ardhshëm të Komisionit evropian të  anëtarësohet në familjen e madhe evropiane.

***

TIKA në Mal Të Zi vazhdon të përkrahë projektet sociale, kulturore dhe sportive; Kampionati Evropian për të Rinj në Xhudo do të përkrahet me 70.000 euro

Agjencia turke për zhvillim ndërkombëtarë dhe koordinim TIKA  do të jetë partner i një aktiviteti të madh sportiv që do të mbahet në Podgoricë nga data 9-12 nëntor. Fjala është për kampionatin evropian të  rinjve në Xhudo. Protokollin e bashkëpunimi t për organizimin e këtij evenimenti të rëndësishëm sportiv në Mal të Zi e nënshkroi koordinatori i TIKES në Mal të Zi Ahmet  Alltun, ministri i arsimit Damir Shehoviq  dhe kryetari i Lidhjes së xhudistëve në Mal të Zi Dragomir Beqanoviq.Me këtë rast z. Alltun tha se ndjehem i kënaqur që  TIKA do të përkrah një aktivitet me karakter ndërkombëtarë në Mal të Zi  Ne jemi përfaqësues në Mal të ZI  dhe qëllimi ynë është që të nxisim institucionet që të përkrahin aktivitete të këtyre përmasave. Kampionati që do të tubojë 400 xhudistë nga 50 shtete do të financohet nga TIKA me 70 mijë euro.

***

SHKA “Ana e Malit” prezantoi me sukses vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi, në Festivalin Ballkanik të Grupeve Folklorike

Në qytetin e Ulqinit veprojnë disa Shoqata Kulturo Artistike të cilat bëjnë përpjekje për të promovuar kulturën dhe trashëgimin kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi. Njëra nga këto shoqëri kulturore është SHKA Ana e Malit e cila ka marrë pjesë në shume festivale me karakter kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Valltarët dhe rapsodët e kësaj shoqate morën pjesë në  Festivalin Ballkanik të grupeve folklorike që u organizua ne Fushë Kosovë. Nënkryetarja e shoqatës  Luljeta Avdiu Cura  tha për Zërin e Turqisë se në festival prezantuam  vlerat dhe  diversitetin e trashëgimisë kulturore të Ulqinit. Edhe këtë radhë publiku dhe njohësit e folklorit  pëlqyen  larminë e kostumeve dhe duartrokitën vallet dhe interpretimin e rapsodëve. Në Kosovë përherë jemi të mirëpritur tha z. Avdiu  e cila paralajmëroj  pjesëmarrjen e SHKA Ana Malit edhe ne festivale të tjera Ballkanike dhe Evropiane  dhe vizitë vendeve  ku  jeton dhe vepron diaspora shqiptare nga Mali i Zi.

 

Për Zërin e Turqisë – nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme