Rumani – Akuzohen për korrupsion me tokat, japin dorëheqjen 3 ministra

Ministrja për Zhvillimin Rajonal, Sevil Shhaideh, ministrja për Fondet e BE-së, Rovana Plumb dhe ministri i Transportit, Razvan Cuc, njoftuan dorëheqjet e tyre pas presionit të vazhdueshëm të Kryeministrit Mihai Tudose...

Rumani – Akuzohen për korrupsion me tokat, japin dorëheqjen 3 ministra

Tre ministra rumunë, dy prej të cilëve janë përfshirë në një hetim penal për një marrëveshje të paligjshme me tokat, kanë dhënë dorëheqjen të enjen pas presionit të vazhdueshëm të Kryeministrit Mihai Tudose.

Ministrja për Zhvillimin Rajonal, Sevil Shhaideh, ministrja për Fondet e BE-së, Rovana Plumb dhe ministri i Transportit, Razvan Cuc, njoftuan dorëheqjet e tyre.

Gjatë një takimi me anëtarët e partisë, i cili zgjati rreth gjashtë orë, Tudose i socialdemokratëve në pushtet (PSD) kërcënoi se do të largohej nga detyra nëse ministrat nuk do të jepnin dorëheqjen.

Shhaideh dhe Plumb ishin nën hetim nga prokurorët e shtetit prej disa javësh lidhur me pjesëmarrjen e tyre të mundshme në një marrëveshje të paligjshme transferimi të pronësisë mbi tokën, e cila favorizonte një kompani në pronësi të liderit të PSD-së, Liviu Dragnea.

Kryeministri i vendit kishte bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që Shhaideh dhe Plumb të jepnin dorëheqjen pasi portofolet e tyre lidheshin direkt me fondet e BE-së dhe hetimet ndaj ministrave kishin ngritur shqetësime në Komisionin Evropian.

Tudose kritikoi edhe ministrin Cuc për ngadalësi të zhvillimit të projekteve infrastrukturore.



Lajme të ngjashme