Kosovë – Akreditohen edhe 840 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet lokale

Gjatë mbledhjes së mbajtur të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar të hënën edhe 840 vëzhgues, duke e çuar deri tani në 32 mijë e 500.

Kosovë – Akreditohen edhe 840 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar të hënën edhe 840 vëzhgues, duke e çuar deri tani në 32 mijë e 500.

Gjatë mbledhjes së mbajtur të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimin e ZRPP-së anuloi akreditimet si vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale për 23 persona.

Drejtoresha e ZRPP-së, Miradije Mavriçi bëri të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë person nuk mund të shërbej si vëzhgues zgjedhor nëse është kandidat për post zgjedhor në Kosovë.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sloganin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017, i cili është: “Për komunën tënde. Voto”.



Lajme të ngjashme