Kryeministri Zaev në OKB: Maqedonia është mike e fqinjëve të saj

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se qeveritë duhet të përqendrohen në përgjegjësitë dhe jo në dallimet e tyre.

Kryeministri Zaev në OKB: Maqedonia është mike e fqinjëve të saj

“Jam i bindur se kemi të njëjtin qëllim, paqen në botë. Jam i bindur se ne ndajmë të njëjtat angazhime. Jam i bindur se ndaj sfidave të përbashkëta do të përgjigjemi me zgjidhje të përbashkëta. Paqja, angazhimi për një jetë të denjë dhe zgjidhje të përbashkëta janë vlerat përmes të cilave Republika e Maqedonisë arriti të kapërcejë një krizë të thellë politike që madje ndikoi në rajonin tonë”, deklaroi Zaev.”Ne jemi një vend i vogël, por me diversitet. Kemi kaluar nëpër sprova të rënda, sepse ne jemi bashkuar rreth vlerave të përbashkëta. Maqedonia është një mike e fqinjëve të saj dhe është e orientuar drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE”, tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë theksoi se gjatë muajve të fundit qeveria që ai drejton ka promovuar një qasje të re ndaj fqinjëve të saj duke demonstruar aftësinë për të kapërcyer çështjet e pazgjidhura.

Zaev paralajmëroi se Maqedonia do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe së bashku të mbështesë paqen në botë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm.


Fjalët Kyçe: Zoran Zaev , Maqedoni , Ballkani

Lajme të ngjashme