Trump i premton Thaçit mbështetje të vazhdueshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidentin e ShBA-ve, Donald Trump.

Trump i premton Thaçit mbështetje të vazhdueshme

Në rrjetin social “Facebook”, Thaçi postoi një foto zyrtare, ndërsa informoi lidhur me takimin me presidentin amerikan, Donald Trump dhe Zonjën e Parë të ShBA-ve, Melania Trump.

“Takuam presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”, shkruan Thaçi.



Lajme të ngjashme