Qeveria e Kosovës miraton programin për periudhën 2017-2021

Kryeministri i Kosovës tha se ky program është material pune dhe material jetësor, për të cilin mund të diskutohet dhe të pasurohet me sugjerimet e deputetëve dhe ekspertëve nga e gjithë shoqëria.

Qeveria e Kosovës miraton programin për periudhën 2017-2021

Në mbledhjen e tretë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën në rend dite ishte shqyrtimi i programit të Qeverisë për periudhën 2017-2021 dhe shqyrtimi i programit legjislativ për vitin 2017, u miratua programi qeverisës katërvjeçar nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj bëri të ditur se të gjitha ministritë kanë marrë pjesë në hartimin e programit qeveritar dhe theksoi se në programin qeverisës përfshihet angazhimi i Qeverisë në sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimi ekonomik, perspektiva euroatlantike e vendit, si dhe orientim i qeverisë drejtpërdrejt në të gjithë sektorët.

Kryeministri i Kosovës tha se ky program është material pune dhe material jetësor, për të cilin mund të diskutohet dhe të pasurohet me sugjerimet e deputetëve dhe ekspertëve nga e gjithë shoqëria.

Programi u votua nga të gjithë ministrat e pranishëm, përveç ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili abstenoi duke u arsyetuar se programi është shumë i mirë dhe paraqet potencial të shkëlqyeshëm për zhvillim, por se "Lista Srpska" si partner i koalicionit ka disa sugjerime të cilat mund t'i paraqet në debatet e Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu është miratuar edhe programi legjislativ i Qeverisë për vitin 2017, si dhe Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Liritë Fetare në Kosovë, i cili njeh statusin e personit juridik për të gjitha bashkësive fetare në Kosovë.



Lajme të ngjashme