Përfundon Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, përfshi edhe Shefin e Shtatmadhorisë së Turqisë, Gjenaralarmate Hulusi Akar morën pjesë në Konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s.

808470
Përfundon Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Përfundoi takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, me pjesëmarrjen e shefave të shtabeve të përgjithshëm të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

NATO do të vazhdojë të ndjekë politikën e dyerve të hapura,deklaroi të shtunën, kryetari e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavel, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Bardhyl Kollçaku, në kuadër të Konferencës së Komitetit Ushtarak të NATO-s që po mbahet në Tiranë.

Tema kryesore e diskutimeve ishte situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhënia e rekomandimeve për vazhdimësinë e misioneve “Resolute Support” në Afganistan dhe KFOR në Kosovë.

Shqipëria konfirmon vazhdimin e misionit të saj në Afganistan dhe shtimin e prezencës së saj atje.

“Shqipëria do të mbetet e angazhuar për sa kohë të mbetet e nevojshme në misionin e NATO-s ‘Resolute Support’. Përpjekja jonë e përbashkët është Afganistani të mos kthehet në një vend të sigurt për terrorizmin ndërkombëtar. Prandaj, vitin që shkoi Shqipëria e dyfishoi prezencën e saj në dhe unë gjej rastin sot të ju bëj me dije që u deklarua në konference që ne do të shtojmë edhe me një togë tjetër prezencën në Afganistan. Kjo është vendosmëria e Qeverisë dhe e Forcave të Armatosura për të vijuar kontributin në Afganistan”, u shpreh Bardhyl Kollçaku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Kryetari i Komitetit Ushtarak, gjenerali Peter Pavel tha se NATO do të vazhdojë të ndjekë politikën e dyerve të hapura.

“NATO është shprehur vazhdimisht për politikën e dyarve të hapura dhe nuk ka ndryshim të këtij qëndrimi. Janë disa vende aspirate për të qenë pjesë e kësaj aleance që janë duke punuar në reformën e fushës së mbrojtjes. Sapo ato të arrijnë në nivelin e përcaktuar për antarësim, besoj se procesi i negociimit  do të nisë për ti lejuar të bëhen antarë me të drejta të plota”, gjenerali Petr Pavel.

I pyetur nga gazetarët për përpjekjet e shtetit të Kosovës për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, gjeneral Pavel tha se mes Serbise dhe Kosovës nuk ka ende një marrëveshje por krijimi i ushtrisë duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendeve.

” Për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës ende nuk ka një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Krijimi i ushtrisë duhet bërë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet e Kosovës dhe ky është një ndër rekomandimet që ka bërë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ne nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj por duhet bërë në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese”, deklaroi ai.



Lajme të ngjashme