Demarkacioni, sfidë për qeverinë e re të Kosovës

Vendimi i Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për shkarkimin e komisionit shtetëror për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi po ndiqet me vëmendje nga Podgorica.

Karadağ Sahilleri.jpg
Karadağ Ülgün Ulqin kitap fuarı.jpg
Karadağ_Ulqin_Ülgün_genel resim.jpg
kres tika karadag.jpg
karadag tika ramazan paketleri.jpg

Në Mal të Zi po i kushtohet vëmendje e veçantë vendimit të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për shkarkimin e komisionit shtetërorë për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe caktimit të prof. Shpejtim Bulliqi që ta formoj ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e komisionit të ri shtetërorë. Nga ana tjetër komisioni malazez për kufirin thotë se ende nuk ka marrë informacion zyrtarë për shpërbërjen e komisionit të Kosovës nga qeveria e atjeshme për shkarkimin e komisionit për demarkacionin me Malin e Zi. Kryetari i komisionit i palës malazeze Millan Paunoviq shpreson se situata lidhur me kufirin do të zgjidhet në mënyrë të marrëveshjes së mëparshme. Kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka qenë kundërshtari më i madh i punës së Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi për shkak të siç ka thënë “Gabimeve që i ka bërë ky komision me matjen e territorit të vendit”. Kryeministri ka paralajmëruar se do të veprojë shpejtë për të zgjidhur çështjen e marrëveshjes me Malin e Zi që është një nga sfidat e vjetra me të cilat do të përballet Qeveria e tij. Dihet që marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivel të lartë sepse Mali i Zi ka qenë një ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo po ashtu demarkacioni ka qenë kusht themelorë nga ShBA dhe Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe se ratifikimi i kësaj marrëveshje duhet të behet me konsensus të të dyja palëve.

***

“Qendra për fëmije me aftësi të kufizuara “Sirena” në Ulqin është një qendër e njohur jo vetëm ne Ulqin por edhe më gjerë. Ajo ofron shërbime që synojnë rehabilitimin dhe ri integrimin, ndërhyrjen në fazë të hershme dhe trajtimin individual për këtë lloj kategorie si dhe mbështetje për familjet e tyre,- thotë drejtori i kësaj qendre Bilal Alaj në një intervistë për Zërin e Turqisë. Ai nënvizon se për momentin në qendër janë 27 fëmijë të moshave të ndryshme dhe se numri i tyre është gjithnjë e në rritje. Ofrimi i shërbimeve në qendër zhvillohet nga një ekip multi-disiplinar, i cili synon përmirësimin e qasjes dhe gjithë përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshte, shkolla dhe komunitet. Z. Alaj përmend donatorët e shumtë që kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin qendrën  e në mesin e tyre është edhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). 

TIKA vazhdon të përkrahë projekte në Mal të Zi. Nga viti 2007 deri tani janë përkrahur 300 projekte me vlerë prej 20 milion euro.

Ministri i Integrimit Evropian i Malit të Zi Aleksandar Andrija Pejoviq u takua me koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Koordinim (TIKA), Ahmet Alltun. Në takim janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e projekteve që ka realizuar TIKA në Mal të Zi gjatë viteve të fundit dhe nevojat e bashkëpunimit të mëtutjeshëm Z. Alltun ka thënë se Agjencia Turke nga viti 2007 ka realizuar afro 300 projekte që kapin vlerën rreth 20 milion euro. Ai dhe në këtë takim ka nënvizuar se TIKA edhe në të ardhmen do të përkrahë projekte veçmas në sferat ku ekziston nevoja dhe interesi i përbashkët. Nga ana tjetër ministri Pejoviq ka shprehur kënaqësi për bashkëpunim dhe realizimin e projekteve të rëndësishëm në fushën e infrastrukturës dhe projekte të shumtë që i përkasin sferës së arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera. Në takim vend i veçantë i është kushtuar projektit që ka të bëjë me adaptimin e kapaciteteve dhe pajisjen e ndërtesës së Ministrisë për Integrime Evropiane.

Një pjesë e kulturës së krijuesve letrarë nga Mali i Zi do të prezantohet në Akademinë e Artit dhe të Shkencave të Shqipërisë.

Tetë krijues  shqiptarë nga Mali i Zi janë ftuar nga Akademia e Artit dhe Shkencës së Shqipërisë për të promovuar publikimet e tyre të fundit. Botimet që do të prezantohen janë mbështetur nga ana e Fondit për realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi dhe Bashkimi i krijuesve Shqiptarë. Kryetari i këtij të fundit dr. Gani Karamanaga për Zërin e Turqisë vlerëson lartë këtë ide dhe shpreson se pjesëmarrësit denjësisht do të prezantojnë në Tiranë një pjesë të kulturës së shqiptarëve në Malin e Zi.

Në Podgoricë po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave, ku merr pjesë edhe teatri “Halukayucea” nga Ankaraja.

Nga data 13-17 shtator në Mal të Zi do të zhvillohet Festivali i 6-të Ndërkombëtar i Kukullave. Në këtë eveniment të rëndësishëm prezantohet edhe Teatri i Kukullave nga Ankaraja “Halukayucea”. Shfaqja e ansamblit turk mbahet me datën 14 shtator në sallën Dodest të pallatit të Kulturës “Budo Tomoviq”. Pjesëmarrjen e Ansamblit Turk e ka mundësuar Instituti “Yunus Emre” nga Podgorica.

- Përgatiti për Zërin e Turqisë, Vera ALIBEGU KATANA -



Lajme të ngjashme