Presidenti Meta dekreton emërimin e Këshillit të Ministrave

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave.

Presidenti Meta dekreton emërimin e Këshillit të Ministrave

Në një njoftim zyrtar nga zyra e Presidentit, bëhet e ditur se me dekret për emërimin e Këshillit të Ministrave, në mbështetje të nenit 93 dhe 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1,

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

  1. Zoti Edi Rama, Kryeministër
  2. Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministre
  3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
  4. Zonja Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes
  5. Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm
  6. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
  7. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
  8. Zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
  9. Zonja Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë
  10. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës
  11. Zoti Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  12. Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  13. Zoti Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
  14. Zoti Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën
  15. Zonja Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes


Lajme të ngjashme