Ramush Haradinaj kryeministër, kabineti i ri qeveritar i Kosovës

Kuvendi i Kosovës votoi me 61 vota pro dhe 1 abstenim qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj kryeministër, kabineti i ri qeveritar i Kosovës

Kuvendi i Kosovës votoi me 61 vota pro dhe 1 abstenim qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Ministrat e qeverisë së re të Republikës së Kosovës kanë bërë betimin pas marrjes së besimit. Pas intonimit të Himnit Shtetëror të Kosovës kabineti qeveritar i sapzgjedhur dha betimin.

Qeveria e Kosovës ka marrë 61 vota nga deputetët e pranishëm, ndërkohë që  Lidhja Demokratike e Kosovë dhe Vetëvendosje u larguan nga salla e Kuvendit.

Pas betimit të qeverisë, kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha para deputetëve të pozitës, se nuk dëshiron të flas gjatë, por vetëm ka uruar që t’i prijë e mbara në punë.

“Nuk dua t’i flas dy fjalë, por kam vetëm një, na prift e mbara në punë”, tha ai.

Këta janë emrat e kabinetit qeveritar të Qeverisë Haradinaj:

Kryeministër Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministra:

Enver Hoxhaj

Fatmir Limaj

Behxhet Pacolli

Dalibor Jevtiç

Dardan Gashi

Ministrat

Ministria e Financave- Bedri Hamza

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë- Besim Beqaj

Ministria e Drejtësisë – Abelard Tahiri

Ministria e Drejtësisë- Uran Ismajli

Ministria e Integrimeve Evropiane- Dhurata Hoxha

Ministria e Kulturës- Kujtim Gashi

Ministria e Infrastrukturës- Pal Lekaj

Ministra e FSK-së- Rrustem Berisha

Ministra e Arsimit- Shyqeri Bytyqi

Bajram Hasani – Ministria e Tregtisë

Ministër  i Punës- Skender Recica

Ministria e Punëve të Jashtme -Behxhet Pacolli

Ministria e Mjedisit -Albena Reshitaj

Ministria e Punëve të Brendshme -Flamur Sefaj

Ministria e Zhvillimit Ekonomik- Valdrin Lluka

Ministria e Diasporës- Dardan Gashi

Ministria e Pushtetit Lokal- Ivan Todosijeviç

Ministria për Kthim- Dalibor Jevtiç

Ministria e Bujqësisë- Nenad Rikalo

Ministria e Administratës Publike- Mahir Jagcilar

Ministria e Zhvillimit Rural- Rasim Demir

– Punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot seancën e jashtëzakonshme plenare ku u votua qeveria Haradinaj. Seanca rifilloi pas mbërritjes së deputetëve të Listës Srpska.

Kuvendi shkoi në pushim, pasi Lëvizja Vetëvendosje e mbështetur nga Lidhja Demokratike të Kosovës, kërkuan votimin e një mocioni, përmes së cilës synohej votimi i qeverisë së re, pa debat.

Në këto rrethana, kur në Kuvend nuk ishte e pranishme Lista Serbe, gjë që bën të pamundur krijimin e shumicës parlamentare për votimin e qeverisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shpalli një pushim prej 15 minutave, por që zgjati rreth 2 orë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e  ka nisur vazhdimin e seancës me propozimin e VV-së për ndalimin e votimit të debatit.

Pal Lekaj nga AAK duke folur në emër të koalicionit PANA ka kërkuar që të ndalohet debati dhe të shkohet drejt e në votim.

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka folur për mocionin e propozuar në fillim të seancës, duke thënë se mocionet nuk parashtrohen vetëm kur dëshiron Kadri Veseli e as Lista Serbe. Ai e ka tërhequr mocionin dhe tha se ishte praktikë për ta dëshmuar varësinë e PAN nga lista serbe.

Veseli me të nisur seanca ka kërkuar që të bëhen dy votime, ajo për ndaljen e debatit dhe ajo për votimin e qeverisë.

Propozimi i koalicionit PAN ka kaluar në Parlamentin e Kosovës me 62 vota pro dhe 50 kundër. Në seancën e Kuvendit nuk do të ketë debat, por vetëm votim të qeverisë.

Propozimi është dhënë nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes jane larguar nga salla e Kuvendit. Këtë veprim ata e kanë bërë pasi Haradinaj ka nisur të prezantoj kabinetin qeveritar.

-Haradinaj: Synimi kryesor i qeverisë integrimi dhe rritja e ekonomisë-

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë në rendin e ditës – zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës.

Seanca e kuvendit u çel nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili theksoi se ne seancë janë të pranishëm 70 deputetë që vërteton se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e kësaj seance.

 

Më pas Veseli i dha fjalën kandidatit për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

“Qeveri që kërkon besimin tuaj dhe që më është besuar mua ta udheheqë trashëgon një situatë të vështirë në vend me planin e brendhsëm dhe të jashtëm, me korrupsionin endemik në të gjitha nivelet funskionale dhe shoqërore , në një gjendje të rëndë në planin ekonomik, social etj. Shëndetësia e arsimi s’janë mirë, bujqësia është lënë vetëm, të rinjtë nuk kanë vende pune, ndërsa për gratë kosovë është e vështirë të gjendet një vend pune , sidomos për gratë që jetojnë në zonat rurale”, theksoi Haradinaj.

Sipas tij, sipermarrësit kosovarë sidomos ata të vegjël e të mesëm e kanë të vështirë të bëjnë biznes në krahasim me vendet rreth nesh .

Haradinaj premtoi se ne marrim përspër si qeveri të përballemi me këtë gjendje , që ekonomia jonë të rritet dhe thithja e investimeve nga jashtë.

“Programin e qeverisë do ta sjellim në seancën e radhës. Para se ky program të sillet tek ju, do t’i nënshtrohet një inspektimi të shoqërisë civile”, tha Haradinaj.

Më tej, Haradinaj foli për anëtarësimin e Kosovës në NATO, perspektivën ndërkombëtare të Kosovës, edhe për anëtarësimin në BE dhe OKB. “Kosovës i është stërzgjatur anëtarësimi në BE. Do ta ndryshojmë këtë. Kosova nuk do të shkoj në BE, Kosova do të bëhet BE duke zbatuar MSA-në”,  nënvizoi Haradinaj.

Lidhur me dialogun me Serbinë , Haradinaj theksoi se “Kosova i merr përgjegjësitë e veta në rajon si faktor stabiliteti , do të dialogojmë me te gjithë , dialogun me Serbinë e kemi të pa alteranative edhe pse kemi një histori tragjike s’ mund ta ndryshojmë faktin se jemi fqinjë”.

“Kosova ndjen nevojën për dialog për popullin dhe jo vetëm për elitën politike, do të hapim një dialog të brendshëm për të kuptuar ndjenjën e qytetarëve të pyeten në tërësi për këtë dialog. Kjo ndodh që përfaqësuesit politikë mos të kenë shkëputje me popullin, nëse shkëputja ekziston atëherë hendeku thellohet”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se arritjet e dialogut duhet të burojnë nga populli në mënyrë që edhe mund të zbatohen.

“Qeveria që ju prezantoj sot përbëhet nga partitë dhe komunitetet, të cilat i falenderoj tha Haradinaj i cili iu drejtua me pak fjalë qytetarëve serbë të Kosovës në gjuhën serbe . Më pas Haradinaj prezantoi emrat e kabinetit të tij qeveritar.

Pas fjalimit të Ramush Haradinaj, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i mbështetur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar mocion, për votimin e Qeverisë së re.

Mirëpo, me këtë propozim nuk janë pajtuar partitë e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës dhe Aleancës Kosova e Re, ngase ky koalicion aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme, pasi që në sallë nuk kanë mbërrijtur ende deputetët e Listës Serbe.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar fjalimin e Haradinaj, për të cilin tha se ishte një fjalim i shkurtër dhe i varfër.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që votimi i Haradinajt dhe kabinetit të tij të bëhet menjëherë. Ky propozim është përkrahur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, në sallën e Kuvendit nuk kanë qenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm i deputetëve.

Kandidati i koalicionit fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, menjëherë pas seancës konstituive të Kuvendit, nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Në Kuvendin e Kosovës me gjithsej 120 deputetë, prej tyre 100 shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë, për zgjedhjen e qeverisë së re duhen së paku 61 vota.

Kuvendi i Kosovës u konstitua të enjten në 7 shtator , pas seancës së shtatë me radhë, ku kryeparlamentar edhe për një mandat u zgjodh Kadri Veseli me 62 vota pro.



Lajme të ngjashme