Mogherini kërkon zbatimin e marrëveshjes Zagreb-Lubjanë për ujërat territoriale në Adriatik

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini bëri thirrje për respektim nga ana e Zagrebit të vendimit të gjykatës ndërkombëtare për dhënien e së drejtës ndaj Sllovenisë për të patur akses sovraniteti në ujërat ndërkombëtare.

Mogherini kërkon zbatimin e marrëveshjes Zagreb-Lubjanë për ujërat territoriale në Adriatik

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini bëri thirrje për respektim nga ana e Zagrebit të vendimit të gjykatës ndërkombëtare për dhënien e së drejtës ndaj Sllovenisë për të patur akses sovraniteti në ujërat ndërkombëtare në disfavor të Kroacisë, një fakt i kundërshtuar prej saj.

“Është shumë e rëndësishme për të dy shtetet anëtare, për BE dhe për çdo rajon që vendimi i arbitrazhit duhet të respektohet dhe të vihet në zbatim në tërësinë e tij”, deklaroi  Mogherini në nisje të një konference diplomatike rajonale në qytetin slloven Bled.

Në këtë shtet të hapësirës ballkanike ku vatrat e tensioneve mes qeverive janë të shumta, Mogherini vuri theksin në rëndësinë e faktit se duhet t’i dëshmoni pjesës tjetër të rajonit respektimin e rregullave.

Komisioni Evropian u bëri gjithashtu thirrje Zagrebit dhe Lubjanës për të vënë në zbatim vendimin e shpallur më 29 qershor nga ana e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit të Hagës, në përfundim të tetë vite procedurash dhe që i jep të drejtën Sllovenisë për të patur akses në një korridor në ujërat ndërkombëtare nga gjiri i vogël i Piranit, në Adriatik.



Lajme të ngjashme