Në Shqipëri, autoritetet shtetërore urojnë për festën e Kurban Bajramit

Ligjëruesit fetarë në mesazhin e tyrë bënë thirrje për më shumë solidaritet, dashuri dhe paqe mes njerëzve.

Në Shqipëri, autoritetet shtetërore urojnë për festën e Kurban Bajramit

Me mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Bajramit në sheshin “Skëndërbej” në kryeqytet.

Ligjëruesit fetarë në mesazhin e tyrë bënë thirrje për më shumë solidaritet, dashuri dhe  paqe mes njerëzve.

Ndërsa, Kurban Bajrami në Shkodër nisi me faljen e Namazit në sheshin kryesor të qytetit. Ku qindra besimtar të udhëhequr nga hoxhallarët e Myftinisë Shkodër morën pjesë në këtë ceremoni. Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë në faljen e Kurban Bajramit edhe në Elbasan. Ceremonia e festës u zhvillua në sheshin kryesor të qytetit. Drejtues të myftinisë dhe teologë mbajtën fjalimet e rastit dhe përcollën mesazhet e paqes dhe harmonisë me vlerë që përmban kjo festë. Ceremoni të tilla u bënë në çdo qytet dhe fshat të vendit.

Qindra besimtarë myslimanë edhe në Korçë festuan Kurban Bajramin.
Me qindra kanë qenë besimtarët myslimanë vlonjatë që janë mbledhur në orët e para të ditës së parë për të falur Namazin. Myftiu i Vlorës u ka bërë thirrje për më shumë dashuri dhe paqe më njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Selinë e Komuniteti Mysliman Shqiptar në Tiranë me rastin e festës së Kurban Bajramit,i cili përcolli urimet më të përzemërta për këtë ditë të shenjtë.

Gjithashtu, Meta ishte për vizitë edhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku u prit nga kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj.

Pas vizitave, Presidenti Meta dha edhe një prononcim për mediat, ku uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë paqe, lumturi dhe begati.

“Në këtë ditë të shenjtë dua të uroj të gjithë besimtarët mysliman, por edhe të gjithë qytetarët për sakrificat e tyre. Uroj që kjo ditë ripërtëritje besimi të ndihmojë për të çliruar shpirtrat nga brengat dhe vështirësitë e përditshme dhe njëkohësisht të japi më shumë forcë edhe besim për të ardhmen. Në këtë ditë sakrificash hyjnore dhe tokësore do të urojë për të gjithë shoqërinë tonë dhe për të gjithë familjet tona më shumë paqe, mirëqenie, harmoni, dhe mbi të gjitha, dashuri për njeriun dhe për njëri tjetrin”.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë urimit për Kurban bajramin tha që se Xhamia e Namazgjasë që financiohet nga qeveria turke do të jetë gadi vitin tjetër.

 “Së pari ju uroj të gjithëve gëzuar Bajramin. Bashkë me deputetët e Tiranës uruam gjithë kolegët tanë, gjithë miqtë tanë, vëllezërit dhe motrat tona myslimanë të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Më vjen mirë që kemi ecur shumë me punët e xhamisë, do të jemi gati për ta hapur vitin tjetër, pas një viti dhe besoj që më në fund komuniteti mysliman i Tiranës do të ketë një hapësirë e cila përveç se do të jetë një xhami dhe një vend i praktikimit të besimit për besimtarët, do të jetë një hapësirë fantastike për qytetin, do të ketë qendër kulturore, do të ketë muzeun ndoshta më unik në Europë të bashkëjetesës fetare, pra të të gjitha besimeve...". 

Kurse, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi pas vizitës në Komunitetin Mysliman Shqiptar, se festa e Kurban Bajramit është “ditë zotimi dhe kujtimi për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës”.
Uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Kurban Bajramit. Kjo është një ditë solidariteti mes njerëzve, dita kur individi dhe shoqëria bashkohen në përkujdesjen ndaj më të pamundurve. Mendimet e mia janë për ata që shumicën e vitit i kanë tryezat bosh, për të moshuarit, për të sëmurët dhe për fëmijët”.

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar sot besimtarët myslimane në ditën e festës së Kurban Bajramit.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, kryeministri Ramashprehet: “Mirëmengjes dhe gëzuar Kurban Bajramin me këtë foto të Xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër. 

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme