Vuçiç: Brenda vitit mbledhje e përbashkët qeveritare Maqedoni-Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në pritjen që i bëri të enjten ambasadores së Maqedonisë Vera Jovanovska-Tipko e informoi këtë për kërkesën e Beogradit për të organizuar deri në fund të vitit mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

Vuçiç: Brenda vitit mbledhje e përbashkët qeveritare Maqedoni-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, informoi të enjten ambasadoren e Maqedonisë Vera Jovanovska-Tipko se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, do t'i dërgojë ftesë kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, për mbajtjen e seancës së përbashkët të dy qeverive deri në fund të vitit në Beograd.

Vuçiç dhe ambasadorja Jovanovska-Tipko diskutuan edhe rreth mbajtjes së shpejti të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik.

"Të gjithë konsiderojmë se duhet të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi drejt përmirësimit të marrëdhënieve tona", ka thënë Vuçiç, sipas një deklarate nga zyra e Presidencës së Serbisë.

Vuçiç dhe Tipko u pajtuan që pas vendosjes të këshilltarit për sigurinë kombëtare të Serbisë, të mbahet takim i përbashkët me homologun maqedonas.

Ata folën edhe për përmirësimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit, ekonomisë dhe pjesëmarrjen e përbashkët në tregjet e treta.

Serbia të dielën tërhoqi stafin nga ambasada e saj në Shkup për konsultime urgjente në Beograd. Ambasadorja e Serbisë pritet të kthehet në Maqedoni deri më 31 gusht.

 


Lajme të ngjashme