Besimtarët myslimanë nga Shqipëria nisen për në haxh

Është nisur grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Shqipëria që udhëtojnë drejt vendeve të shenjta për të kryer Haxhin.

Besimtarët myslimanë nga Shqipëria nisen për në haxh

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, hanxhinjtë e ardhshëm u përcollën nga familjarët e tyre, të afërm, si dhe nga besimtarë të shumtë. 

Drejt vendeve të shenjta kanë udhëtuar rreth 100 besimtarë, të cilët fillimisht do të ndalojnë në Xhide të Arabisë Saudite, ku do të presin edhe haxhinjët të ardhshëm për të udhëtuar drejt Mekës.

Njëri prej besimtarëve që është nisur për Haxhin drejt tokave të shenjta është edhe Erzen Pashaj, nga Shqipëria, i cili në një prononcim për AA tregon se ndihet i gëzuar që po shkon për herë të parë në Haxh.

"Është hera e parë që po shkoj për të kryer Haxhin. Me të vërtetë siç përshkruhet nga të gjithë është udhëtimi i jetës, dhe është një moment tepër i veçantë për mua. Unë udhëtoj bashkë me nënën time. Kjo është gjëja më e lumtur, që po udhëtoj së bashku me nënën time, që është kujdesur gjatë gjithë kohës për mua", tha Pashaj.

Grupi tjetër i besimtarëve do të niset më datë 21 gusht.

Ndërkohë qindra besimtarë myslimanë nga Shqipëria do të udhëtojnë në vendet e shenjta për të kryer ritualin e Haxhit, një prej pesë kushteve të fesë Islame.

Mësohet se këtë vit janë rreth 450 besimtarë do të udhëtojnë nga Shqipëria për të kryer Haxhin, pjesë e të cilëve janë edhe besimtarët nga Mali i Zi. Çmimi në total për kryerjen e Haxhit për besimtarët myslimanë nga Shqipëria është 3.000 euro.

Këtë vit numri i besimtarëve të regjistruar për të kryer Haxhin, është më i lartë në krahasim me një vit më parë, ku udhëtuan rreth 370 besimtarë. (AA)



Lajme të ngjashme