Greqi – Roja Bregdetare arreston një belge të dyshuar për terrorizëm

Një belge 22 vjeçe u arrestua në Greqi në kuadër të një mandatarresti të Europol-it për një çështje belge të terrorizmit, theksuan të shtunën Rojat Bregdetare greke dhe ato federale të Belgjikës...

Greqi – Roja Bregdetare arreston një belge të dyshuar për terrorizëm

Një belge 22 vjeçe u arrestua në Greqi në kuadër të një mandatarresti të Europol-it për një çështje belge të terrorizmit, theksuan të shtunën Rojat Bregdetare greke dhe ato federale të Belgjikës.

“E huaja 22-vjeçare u arrestua për shkak të lidhjeve të dyshuara me një aktivitet terrorist”, deklaroi një zëdhënëse e Rojave Bregdetare të Greqisë.

“Ajo është ndaluar në ishullin e Korfuzit”, shtoi zëdhënësja.

“Një belge u arrestua në Greqi, pas lëshimit të një mandatarresti ndërkombëtar për një çështje belge terrorizmi”, theksoi më pas Prokuroria Federale e Belgjikës duke refuzuar të komunikojë çdo informacion tjetër në interes të hetimit.



Lajme të ngjashme