Shqipëria dënon aktin terrorist në Spanjë

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar ashpër aktin terrorist në Barcelonë me pasojë humbje jete dhe plagosjen e dhjetëra vetëve.

Shqipëria dënon aktin terrorist në Spanjë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, si dhe u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit.

Ambasada e RSH-së në Madrid njofton se deri tani nuk janë evidentuar shtetas shqiptarë mes viktimave.

“Shtetasit shqiptarë në Barcelonë janë të lutur të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftimin për shtyp të MPJ-së.

 


Lajme të ngjashme