Shqipëria kërkon ndihmë nga jashtë për përballimin e situatës së zjarreve

1/3 e ushtrisë shqiptare është angazhuar në luftën kundër zjarreve në të gjithë vendin dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes operacionet kanë kushtuar rreth 30 milionë lekë.

arnavutluk savunma bakanı mimi kodheli.jpg
Arnavut yetimler Türkiye gezisi_01.jpg
Arnavut yetimler Türkiye gezisi_03.jpg
Arnavut yetimler Türkiye gezisi_04.jpg
Türk filmi_120 Arnavutlukta gösterime girdi.jpg

-Zjarret: Situatë dramatike jo vetëm në Shqipëri.

Temperaturat e nxehta dhe pa reshje parashikohet të vijojnë në Shqipëri deri më 15 shtator. Në këtë situatë klimaterike të cilën ministrja e Mbrojtës, Mimi Kodheli e quajti “jashtë normales” kërkohet ndërgjegjësimi dhe ndihma e të gjithë komunitetit për të përballuar emergjencat  e zjarreve.

Në një prononcim për median, ministrja e Mbrojtjes e quajti situatën realisht shumë, shumë të vështirë, duke bërë thirrje për vazhdimin e ndihmës nga partnerët ndërkombëtarë...

 "...Situata klimaterike përveç gjithë Evropës është jashtë normales edhe në Shqipëri, për shkak të temperaturave tejet të larta dhe reshjeve pothuajse inekzistente. Kjo e ka çuar vendin drejt një situate realisht shumë, shumë të vështirë.  

Deri tani janë 102 operacione në të cilat janë përfshirë Forcat e Armatosura për të shuar vatrat e zjarreve në të gjithë territorin dhe vetëm për 1 muaj, dhe këto operacione i kanë kushtuar mbi 30 milionë lekë të rejaqë janë para taksapaguesish...."

Kodheli vlerësoi dhe ndihmën e dhënë nga fqinjët, edhe pse edhe ata kanë pasur situatë të vështirë me zjarret.

“Avionët ushtarakë italianë dhe grekë na janë bashkuar duke na ndihmuar në situatën e krijuar”

Edhe kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi  e ka cilësuar shumë të vështirë situatën në të cilën ndodhet vendi dhe ka falënderuar gatishmërinë e treguar si dhe kompaninë VIVA për helikopterët që ka vënë në dispozicion 

"...Situata ka qenë problematike dhe e vështirë duke e krahasuar me situatën e fqinjëve, Greqi e Mal i Zi.  Shqipëria me një kosto më të vogël ka përballuar vatra zjarri më të mëdha. Gatishmëria ka qenë në një nivel për tu vlerësuar.

Janë regjistruar gjithsej 640 vatra zjarri.145 kanë kërkuar ndërhyrje operacionale ajrore..."

***

-Bushati: Traktati i miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, një lajm i mirë për rajonin. 

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka përshëndetur nënshkrimin e traktatit të miqësisë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ministri i Jashtëm, shprehet se nënshkrimi traktatit të miqësisë, është një lajm i mirë për rajonin.

“Nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë mes krerëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë është moment vërtetë historik. Shqipëria i mirëpret plotësisht gjeste të tilla sa simbolike aq dhe transformuese”, thekson Bushati.

Më tej, ministri nënvizon se “ky është padyshim rezultat i vullnetit të sinqertë të popullit të Maqedonisë dhe qeverisë së saj për ta udhëhequr vendin në drejtimin e duhur. Ne vlerësojmë këtë arritje që mbështetet edhe ne kontributin e vazhdueshëm me kah evropian të shqiptarëve të Maqedonisë dhe faktorit politik shqiptar atje”.

Bushati shpreh përgëzime për të dy qeveritë për vendosjen e këtij modeli për bashkëpunimin dhe marrëdhënien e fqinjësisë së mirë në rajon.

***

-Bashkimi Europian ktheu 42 mijë shqiptarë.

BE ktheu mbrapsht 42 mijë e 600 emigrantë ilegalë nga Shqipëria gjatë vitit 2016. Lajmin e ka bërë publik Instituti Evropian i Statistikave, i cili raportoi se shqiptarët kryesojnë listën e kthimeve nga vendet e BE-së me diferencë të madhe nga shtetet e tjera.
Sipas Eurostat, gjatë vitit 2016, vendet e Bashkimit Evropian urdhëruan kthimin e 226 mijë emigrantëve të paligjshëm në total. Ky është numri më i lartë që nga viti 2008, kur Eurostat nisi të publikojë statistikat për hyrje daljet e emigrantëve dhe çdo një në pesë të kthyer ishte shqiptar. 
Pas shqiptarëve, në vendin e dytë renditen emigrantët nga Ukraina me 22 mijë e 600 të kthyer. Iraku mban vendin e tretë me 17 mijë e 100 emigrantë të riatdhesuar, ndërsa në vendin e katërt renditet një tjetër shtet shqiptar, Kosova me mbi 13 mijë riatdhesime.  
Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë me ritme të larta drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE). Sipas Eurostat, vetëm në tre vitet e fundit 2014-2016, në vendet e BE-së kanë hyrë mbi 118 mijë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria. 
Shumica dërrmuese e tyre, përkatësisht 101 mijë vetë janë kthyer mbrapsht me forcë, një proces i cili vazhdon edhe gjatë 2017-ës.

***

-Fëmijët jetimë një udhëtim turistik mbresëlënës në Turqi.

Fondacioni ALSAR në kuadër zhvillimit të veprimtarive kulturore ka ndërmarrë organizimin e një udhëtimi turistik në Turqi me pjesëmarrjen e një grupi të 15 fëmijësh jetime .

Kjo veprimtari synon t’ju ofrojë fëmijëve pjesëmarrës një guidë të pasur kulturore historike e turistike në qytetin e Stambollit, si pjesë e një mozaiku të trashëgimisë kulturore botërore, ku u alternuan në mënyrë të larmishme zhvillimet e vizitave në parqet kombëtare turistike, muzetë arkeologjike, kulturore, historike, objektet e kultit etj, dhe krahas saj edhe një pjesëmarrje aktive në një ndër shkollat verore që organizohet në qytetin e Stambollit.

Gjatë këtyre takimeve të përzemërta, fëmijët ndajnë me njëri-tjetrin çaste gëzimi, ndjejnë që t'u lehtësohet së paku për pak ditë dhimbja e një jete të kaluar pa përkëdheljen e prindërve, si dhe kushtet e varfërisë që në përgjithësi i mundojnë.

Ky udhëtim mbresëlënës, po karakterizohet nga mikpritja vëllazërore dhe përkushtimi maksimal i donatorëve, për t'i argëtuar e ofruar fëmijëve jetimë çaste të paharruara gëzimi e lumturie, duke lënë në këtë mënyrë gjurme të pashlyera ne memorien e kësaj familje të madhe.

Nga ana tjetër, në kuadër të zhvillimit të veprimtarive social kulturore të shkollës verore Fondacioni “ALSAR” organizoi në parkun Kombëtar të Malit të Dajtit në Tiranë një piknik me pjesëmarrjen e 200 fëmijëve jetimë.
Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët u argëtuan përmes lojërave duke ndarë me njëri-tjetrin çaste gëzimi. Pavarësisht se përqendrimi kryesor ishte argëtimi, nuk u lanë pas dore dhe disa elemente të tjerë që shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin në grup, njohjen dhe shoqërimin e këtyre fëmijëve me njëri-tjetrin. Përmes lojërave të ndryshme popullore e sportive si; volejboll, futboll, tërheqje litari, ngritje e balonave, shah etj, së bashku me anëtarët e stafit të Fondacionit “ALSAR” dhe vullnetarët e tij, luajtën dhe u argëtuan së bashku në lojëra të ndryshme në natyrë.
Në përfundim të veprimtarisë fëmijët, dhe stafi i Fondacionit “ALSAR”, si një familje e madhe, u akomoduan në natyrë për të konsumuar drekën e piknikut .

***

- Në Shqipëri vazhdon shfaqja e filmit turk të titulluar “120”.

Në kuadër të Shfaqjes së Filmit Turk, organizuar nga instituti turk "Junus Emre" në Tiranë të mërkurën e fundit të çdo muaji, në kinema "Imperial", shfaqet film turk, ku i radhës së fundit ishte filmi i titulluar “120”.

Në filmin, ku rolet kryesore ndahen nga Özge ÖZBERK, Cansel ELÇİN dhe Burak SERGEN me regji të Özhan EREN dhe Murat SARAÇOĞLU, tregohet historia e vërtetë e 120 fëmijëve të moshës 12-17 vjeçare nga qyteti i Vanit, të cilët morën pjesë vullnetarisht në Luftën e Parë Botërore.

Filmi pati interes të madh nga artdashësit shqiptarë!

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme