PAN cilëson arbitrar vendimin për thirrjen e seancës konstituive

Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) shpreh shqetësim për vendimin arbitrar të kryesuesit të seancës konstituive për vazhdimin e kësaj seance ditën e enjte më 10 gusht.

Kosova meclis binası3.jpg
Kosova meclisi_seçimlerden sonra ilk oturum.png
Kosova meclisi_03_08_2017b.JPG

Koalicioni i PDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe i partnerëve të tjerë, shpreh shqetësim për vendimin arbitrar të kryesuesit të seancës konstituive për vazhdimin e kësaj seance në ditën e enjte.

Sipas PAN-it, me këtë vendim të njëanshëm, kryesuesi e seancës konstituive është vënë të shërbim të plotë vetëm të një subjekti politik, duke shkelur edhe parimin mbi të cilin ka ndodhur takimi i kaluar konsultues mes subjekteve politike parlamentare.

“Ky vendim i kryesuesit dëshmon se ai, bashkë me partinë Vetëvendosje, janë të interesuar që ta thellojnë edhe më shumë bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe jo të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me grupet e tjera parlamentare. Koalicioni i PDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe i partnerëve të tjerë, qëndrimin për vazhdimin e seancës konstituive do e japë pas takimit konsultativ të vendosur me pajtueshmëri mes shumicës së subjekteve politike për të mërkurën në orën 10:00. Koalicioni jonë është i bindur se oferta për shmangien e krizës përmes votimit të kryeparlamentarit dhe kryeministrit të ri me marrëveshje politike, do të përkrahet prej shumicës së subjekteve politike parlamentare. Prandaj, zgjedhja e të nominuarit tonë për Kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe e të nominuarit për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, përkundër përpjekjeve të tashme bllokuese në Kuvendin e Kosovës, janë procese të pandalshme politike”, thuhet në komunikatën e PAN-it.



Lajme të ngjashme