Maqedonia falënderon Turqinë për ndihmën e dhënë në shuarjen e zjarreve

Maqedonia falënderoi Turqinë për ndihmën e dërguar me qëllim fikjen e zjarreve që përfshinë pyjet e këtij vendi.

Maqedonia falënderon Turqinë për ndihmën e dhënë në shuarjen e zjarreve

Maqedonia falënderoi Turqinë për ndihmën e dërguar me qëllim fikjen e zjarreve që përfshinë pyjet e këtij vendi.

Në deklaratën e bërë nga Kryeministria pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave që u zhvillua dje, shkruhet: “Qeveria e Maqedonisë përcjell falënderim të madh për Republikën e Turqisë dhe Republikën e Bullgarisë që dërguan ndihmat e tyre për shuarjen e zjarrit në pyll. Në të njëjtën kohë, institucionet përkatëse do të qëndrojnë në vendngjarje deri sa të fiken zjarret ose deri sa ato të merren plotësisht nën kontroll”.

Edhe drejtori i Agjencisë së Shpëtimit dhe Mbrojtjes, Shaban Saliu i dha Këshillit të Ministrave një raport në lidhje me shuarjen e zjarreve në pyll.



Lajme të ngjashme