Thaçi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të jetësohet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  po merr pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili këtë vit bashkë-organizohet nga Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në një postim në rrjetin social Facebook , Thaçi shkruan se “Samiti i Kartës së Adriatikut, ‘US-Adriatic Charter’ (A5), këtë vit është shumë i veçantë. Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence, vetëm pak muaj pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, është dëshmia më e mirë se anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve të tjera aspiruese në NATO, do të jetësohet”, tha ai.

Para fillimit të këtij samiti, Presidenti Thaçi, zhvilloi takim bilateral me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, me të cilin u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), presidenti Thaçi, do të zhvillojë një takim bilateral me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Michael Pence.

Lajme të ngjashme