Pence i bën thirrje opozitës malazeze të kthehet në parlament

Gjatë takimeve që ka realizuar me autoritetet e Malit të Zi gjatë një vizite zyrtare të mërkurën zv.Presidenti amerikan Mike Pence i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në parlament.

mike pence_karadağ ziyareti.JPG
Mike Pence_Karadğa ziyareti.jpg
Karadağ-da adriyatik zirvesi_dusko markovic.jpg
Karadağ-da adriyatik zirvesi_01.jpg

Zv.Presidenti amerikan Mike Pence ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe rajonit të Ballkanit Perëndimorë, duke besuar se kjo pjesë e Evropës i takon Perëndimit.

Këto komente ai i bëri në Podgoricë ku qëndroi për një vizitë zyrtare e cila është cilësuar historike për Malin e Zi dhe Ballkanin. Përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi Pence ka mbledhur në një takim dhe liderët e vendeve te Ballkanit, në kuadër te Kartës së Adriatikut dhe SHBA. Tema e këtij samiti ishte siguria në rajon.

Duke i rikujtuar vendet e Ballkanit që të orientohen drejtë perëndimit zv.Presidenti amerikan, Mike Pence ka thënë se Rusia është ajo që po përpiqet t’i ndryshojë kufijtë e vendeve me anë të forcës. Po ashtu edhe në Ballkan tha ai Rusia ka një ndikim negativ.

Edhe këtu në Ballkanin Perëndimor Rusia po punon që të destabilizoj rajonin. Këto ambicie kanë si qëllim dhe ndarjen e Ballkanit nga pjesa tjetër e Evropë”, tha Pence.

Z. Pence ka rikujtuar ndërhyrjen e shërbimeve ruse në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, duke u përpjekur të pengoj rrugën e Malit të Zi drejtë NATO-s. Guximi juaj veçanërisht në ballafaqim me presionin rus e inspiron botën dhe unë ju lavdëroj për këtë tha Pence gjatë darkës me presidentin Filip Vujanoviq dhe me liderët e tjerë të Malit të Zi .

Ndërkaq Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka deklaruar se nuk mund të ketë paqe në Evropë pa një Ballkan stabil. Kjo është në interes  të gjithëve si të Evropës, SHBA dhe në interesin tonë, tha Markoviq duke shtuar se siguria, ekonomia dhe demokracia, janë procese të pandara në rrugën tonë drejtë integrimeve evropiane.

Zyrtari i lartë amerikan në Podgoricë është takuar edhe me liderët e opozitës në Mal të Zi e takime të veçanta ka pasur edhe me te gjithë liderët e pranishëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e numrit dy të ShBA–ve u realizua nën masa të forta sigurie, të cilat nuk ishin parë ndonjëherë në Mal të ZI, ku ishin të angazhuar pjesëtarët e shërbimeve të ndryshme policore  sekrete dhe publike si nga Mali i Zi, ashtu edhe ato amerikane.

Qendra e Podgoricës ka qenë e bllokuar dhe helikopterë te policisë kane fluturuar pa ndërprerje, ndërsa në afërsi të institucioneve me të rëndësishme shtetërore janë vërejtur po ashtu forca te shtuara policore.

 - Përgatiti për Zërin e Turqisë, Vera ALIBEGU KATANA, Podgoricë –

 


Lajme të ngjashme