Kosovë - Sulmohen tabelat me mbishkrime të TIKA-s të vendosura në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Dy mbishkrime të vendosura në këto dy xhami, të cilat tregojnë se punimet e restaurimit janë kryer nga ana e TIKA-s, janë dëmtuar me grafitë të vizatuara nga persona ende të panjohur.

Kosovë - Sulmohen tabelat me mbishkrime të TIKA-s të vendosura në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Ndaj tabelave të Xhamisë Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari dhe xhamisë Jashar Pasha në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, të cilat janë restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) është kryer një akt islamofobik .

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Bashkësia Islame e Kosovës thuhet se dy mbishkrime të vendosura në këto dy xhami, të cilat tregojnë se punimet e restaurimit janë kryer nga ana e TIKA-s, janë dëmtuar me grafitë të vizatuara nga persona ende të panjohur.

Duke e bërë të ditur se sulmi është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm, në deklaratë në mes tjerash thuhet: “Mosrespektimi dhe sulmi ndaj TIKA-s, e cila restauroj këto dy xhami monumentale të mbrojtura me ligj, përveç se janë akte qyqare e veprime të ulëta, për më tepër si të tilla janë veprime të dëmshme sepse nxisin urrejtje ndaj popullit mik turk, përkrahja dhe mbështetja e të cilit nuk ka munguar për asnjë çast”.

Bashkësia Islame e Kosovës shprehë mirënjohje ndaj TIKA-s për projektet e realizuara në Kosovë dhe keqardhje që individë të caktuar kanë përdhosur emrin dhe logon e tyre.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet që përveç që ky sulm është një akt që duhet dënuar edhe përdhosja e mbishkrimit të një institucioni që ka restauruar monumentet e trashëgimisë materiale është vepër e dënueshme dhe ngërthen në vete edhe veti të mosmirënjohjes dhe përbuzjes për partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë që asnjëherë nuk ndërprenë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre”.

Një sulm i ngjashëm si ai ndaj tabelave të vendosura në xhamitë në fjalë në Prishtinë u ndërmor pardje ndaj Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Personat e panjohur, të cilët dalin kundër xhamisë qendrore që planifikohet të ndërtohet në kryeqytetin Prishtinë që financohet nga Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), kanë shkruar mesazhe kërcënuese ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.



Lajme të ngjashme