Mustafa dhe Vuçiq kërkojnë zgjidhjen e nyjës mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “Zgjidhja e çështjes serbe në Kosovë dhe e problemeve me Serbinë është nyje e perspektivës sonë evropiane dhe e stabilitetit afatgjatë.”

Kosova_azınlıklar_Hashim Thaçi.jpg
Rritje e trendit të depozitave në vend.jpg
Kosova_Kendin Karar Ver Hareketi_Levizja Vetevendosje.JPG
Avrupa Birliği Kosova Ofisi ve Temsilciliği
QUINT quint Kosova
kosova cumhurbaşkanı meclisi feshetti.jpg

Për zgjidhjen e nyjës kosovare-serbe, ditë më parë ka folur edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Në mënyrë që përparimi ynë të jetë i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm, duhet që nëse asgjë tjetër të paktën të përpiqemi ta zgjidhin nyjën gordiane të Kosovës dhe jo të fshihemi dhe barrën më të rëndë t’ua lëmë fëmijëve tanë”, kishte thënë Vuciq në një shkrim autorial në një gazetë serbe.

“Është koha që si popull të ndalojmë ta fusim kokën në rërë si struci, të provojmë të jemi realë. Të mos lejojmë të humbim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që e kemi, por të mos presim që do të na vijë përdore ta kthejmë atë që moti e kemi humbur”, shkroi Vuçiq.

Ky shkrim i Vuçiq, në të cilin kërkonte edhe dialog të brendshëm në Serbi për çështjen e Kosovës u prit me befasi dhe komente të ndryshme në Kosovë.

Por nuk vonoi shumë, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, foli për nevojën e zgjidhjes së problemeve, përkatësisht nyjës në mes të Kosovës e Serbisë.

“Askush nga ne nuk e shfrytëzon pozitën e fuqisë dhe dominancës politike (sepse as që e ka – dhe mirë që nuk e ka ), si rasti i presidentit serb, për inicimin e dialogut të brendshëm, por mund të shfrytëzojmë diversitetin tonë të mendimit politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë të përbashkët”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas Mustafës, janë disa tema të cilat nuk mund t’i përballojnë të ndarë dhe të fragmentarizuar.

“Temat e mëdha shtetërore zgjidhen me kujdes të madh dhe konsensus të gjerë politik, me institucione të qëndrueshme dhe me njerëz që mendojnë për shtetin, në bashkëpunim me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian”, ka shkruar Mustafa.

***

Edhe ministri i Serbisë Daçiq, flet për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Ministri i qeverisë serbe, Ivica Daçiq ka vlerësuar se përkufizimi në atë se “çka është serbe dhe çka është shqiptare”, paraqet një mundësi për zgjidhje kompromisi dhe të qëndrueshme. Daçiq në një tekst autorial për “Blic”, nga e hëna ka paralajmëruar se me presidentin serb Aleksandar Vuciq, i cili edhe ka iniciuar çështjen e dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën, do të shikojë mundësinë e përkufizimeve. “Në marrëveshje mes serbëve e shqiptarëve ajo është zgjidhje e vetme e qëndrueshme, me status të veçantë për kishat tona si dhe me Bashkësinë e Komunave Serbe në jug të Kosovës”, ka thënë Daçiq.

***

Kryetari i VV-së Ymeri, pret mandatim nga Thaçi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se presidenti i vendit, Hashim Thaçi duhet ta dijë se ka rregulla se kujt duhet dhënë mandati. "Thaçi duhet ta kuptojë që s’është mbret, por president”, tha Ymeri.

"Së pari Hashim Thaçi, duhet ka kuptojë që s’është mbret,  por ai është president. Dhe ka një  rregull jashtëzakonisht të qartë të kushtetueses sipas së cilës, përcaktohet se kujt i takon mandatimi. Dhe asnjë kriter shtesë nuk mund ta shtoj Thaçi sepse nuk e ka këtë të drejtë”, tha Ymeri në një konferencë për media. 

Ndërsa, Adnan Rrustemi nga “Lëvizja Vetëvendosje” i ftoi mërgimtarët që të bëhen pjesë e zgjedhjeve lokale më 22 tetor.

“Duke kërkuar edhe njëherë nga të gjitha institucionet shtetërore, veçmas nga KQZ dhe Ministria e Diasporës që të jenë të përgjegjshme dhe në shërbim të votuesve nga mërgata, unë ftoj të gjithë bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.

Rrustemi tha se zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të rregullta, ndërsa periudha e regjistrimit është më e gjatë dhe është mundësi për pjesëmarrje më të madhe të mërgatës në votim.

***

Kushtet e boshnjakëve për të hyrë në qeverinë e Kosovës 

Deputetja e  Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi ka treguar disa nga kushtet nën të cilat ky subjekt politik boshnjak do ta votojë qeverinë e re. Sipas Rexhepit, në këmbim të votës  ata kërkojnë formimin e Komunës së Reçanit, punësime të komunitetit boshnjak në administratën publike dhe investime në pjesët ku jeton komuniteti  boshnjak.

***

Komunitetet marrin përkrahje nga presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur Këshillin Konsultativ për Komunitete, në të cilën është diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen komunitetet pakicë në Kosovë. Me këtë rast, presidenti Thaçi, tha se do të vazhdojë të mbështetjen për këtë pjesë të shoqërisë kosovare, duke garantuar që të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Presidenti i sigurojë komunitet, se do të kenë mbështetjen e plotë, duke theksuar se Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve dhe se nuk do të lejojnë që të ketë dallime në baza kombëtare, apo fetare.

Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitetet, Gazmend Salijeviq tha se ky këshill është mekanizëm kyç që i mundëson anëtarëve të komunitete për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen.

Ne në punën tonë tentojmë që të japim rekomandime të ndryshme apo zgjidhje adekuate që përballet komuniteti ynë. Ne nuk kemi pasur kontakt të mirë me disa anëtarë të ministrive përkatëse, megjithatë thuhet që me forca të përbashkëta duhet të ndërtojmë Kosovën.  Ligjet e Kosovës janë të mira, por ajo që na duhet është se të gjithë së bashku, që nga nesër të fillojmë të punojmë për një jetë më të mirë”.

Salijeviq tha se si Këshill funksionojnë me buxhet të vogël në krahasim me disa agjenci që kanë buxhet më të madh, ndërsa theksoi se kanë përkrahje të sinqertë nga presidenti dhe komuniteti ndërkombëtar.

***

Vazhdon klima e mirë e biznesit në Kosovë, thotë Oda Ekonomike

Klima aktuale e të bërit biznes në Kosovë është e mirë, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, gjatë prezantimit të rezultatit të studimit “Klima e biznesit në Kosovë”. Sipas kreut të Odës, sektori i ndërtimit dhe sektori i prodhimit shihen si mundësia me e mirë punësimi në Kosovë.

“86 % e kompanive të anketuara të të gjithë sektorëve deklaruan për një gjendje më të mirë në biznes në këtë periudhë krahasuar me tremujorin paraprak. Ajo çka na bënë krenar është fakti se sektori i ndërtimit në këtë tremujor ka pritjet më të mëdha për punësim, kjo bazuar në faktin që në tre mujorin e dytë të këtij viti janë bërë aktivitetet më të mëdha biznisore në këtë sektor, ka thënë Gërxhaliu.

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami ndërkaq, ka thënë se rëndësia e sektorit privat është shumë e madhe andaj ajo pret që në krye të institucioneve të vijnë persona që ia dinë rëndësinë zhvillimit ekonomik.
“Uroj që në krye të institucioneve të vinë persona që ja dinë rëndësinë sektorit privat sepse rëndësia e e zhvillimit të sektorit privat është tepër e madhe për shkak se rritja dhe zhvillimi i këtij sektori nënkupton përparim për shoqërinë kosovare dhe për zhvillimin e shtetit në tërësi”, tha ministrja Bajrami.
Në këtë studim të Odës Ekonomike të Kosovës janë anketuar 474 ndërmarrje nga pesë sektor të ndryshëm, tregti me shumicë dhe pakicë, prodhim, ndërtimtari dhe shërbime tjera si transporti, hoteleri e të tjera.


***

25 korrik 2017 - U diskutua Agjenda ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm

Kosova është e përkushtuar që të përshpejtojë zbatimin e prioriteteve zhvillimore, të adresojë të gjitha sfidat e përbashkëta globale dhe të jetë pjesë e agjendës së përbashkët zhvillimore, që ndikon në zhvillim të qëndrueshëm dhe përafrim me të gjitha objektivat ndërkombëtare. Kështu tha kryeministri në detyrë, Isa Mustafa duke folur në Forumin e Diskutimit mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, që u mbajt në Prishtinë.

“Kosova është e përfshirë për herë të parë në formësimin e objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, deri në vitin 2030. Me agjendën e vitit 2015,  janë miratuar 17 objektivat për zhvillim të qëndrueshëm dhe 34 masat strategjike. Përpjekjet e Kosovës për të arritur të gjitha objektivat, çojnë vendin drejtë BE-së, zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor gjatë viteve të ardhshme”, ka thënë kryeministri në detyrë Isa Mustafa. 

Kosova ka arritur progres të madh për zhvillim të qëndrueshëm, përkundër sfidave që ka, tha në anën tjetër drejtori i misionit të USAID-it, James Hope.

 “Një nga arritjet më të rëndësishëm që Kosova ka pasur gjatë viteve është bashkëpunimi me të gjithë aktorët ndërkombëtarë. USAID bashkë me Qeverinë e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin për realizimin e caqeve të qëndrueshmërisë globale. Pas tre viteve unë mbetem optimistë për sa i përket të ardhmes së Kosovës dhe çdo ditë shoh më shumë dëshmi të progresit që Kosova po bënë”.

Ndryshe, në vitin 2015, Bashkësia Ndërkombëtare miratoi agjendën 2030 dhe 17 qëllimet e saj të zhvillimit të qëndrueshëm, duke bërë thirrje për veprim dhe partneritet global për të adresuar sfidat e botës. Kosova mori pjesë në Post procesin konsultativ 2015, duke mbështetur hartimin e qëllimeve globale 2030 dhe që janë reflektuar në disa dokumente strategjike duke përfshirë Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2016- 2021, Programin e Reformave Ekonomike dhe Agjendën Evropiane të Reformave.

***

Rritje e trendit të depozitave në vend

Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK), prezantoi raportin vjetor për vitin 2016, ku u tha që ka rritje të trendit të depozitave prej 7% në krahasim me vitin e kaluar. Po ashtu ky Fond nënshkroi marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit më Agjencinë e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë.

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit kosovarë, Violeta Arifi-Krasniqi, tha se bashkëpunimi ka qenë shumë i natyrshëm duke ndarë vizionin e njëjtë të dy institucioneve.

Ndërsa, kryesuesja e bordit menaxhues të Fondit, Shkendije Himaj-Zekaj, tha së këtë vit kanë kënaqësinë që të ndajnë suksesin e arritur që kanë pasur së bashku me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë dhe përfitimeve që ka pasur Kosova nga kjo Agjenci.

***

Nuk ka më libra falas për fëmijët nga klasa 6 deri në 9 

Ministria e Arsimit nuk do t’i shpërndajë më tekstet falas nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, por vetëm nga klasa e parë deri në të pestën. Sipas zyrtarëve të Ministrisë, ky vendim është marrë pasi janë grumbulluar shumë tekste të cilat mund të shfrytëzohen edhe pas përdorimit. Gjithashtu, u tha se shpërndarja e teksteve falas i ka kushtuar shumë Qeverisë së Kosovës, deri në 7 milionë euro në vit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën se komisioni i formuar për këtë çështje ka konstatuar se tekstet nga klasa e gjashtë deri në të nëntën mund të shfrytëzohen edhe një vit nga gjenerata paraprake. Gjithashtu, kjo është një mundësi për të kursyer buxhetin e Kosovës, tha Kadriu.

“Diku rreth 4 milionë euro në vit kanë mundësi të ruhen ose të shfrytëzohen për ndonjë formë tjetër”, ka thënë Kadriu.

Ai ka bërë të ditur se çdo vit janë shpenzuar rreth 7 milionë euro për shpërndarjen e librave falas, ndërsa këtë vit do të shpenzohen 3 milionë e 600 mijë euro për librat nga klasa e parë deri në të pestën. Ai bëri të ditur se është planifikuar që për vitin 2018/2019,  do të nxirren tekstet e reja për klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë.

- Përgatiti për TRT Shqip, Muharrem Saragjolli -



Lajme të ngjashme