Zyrtarët amerikanë shpeshtojnë vizitat në Malin e Zi

Pas pranimit të Malit të Zi në NATO janë shtuar edhe vizitat e zyrtarëve amerikanë, më 2 gusht do të jetë në Podgoricë Ndimhëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence.

Karadağ_film_Perla e Bunes.jpg
Karadağ_yangın.jpg
Karadağ NATO üyesi oldu.jpg
Dushko Markoviç_Karadağ bağımsızlık 11.yıldönümü_2.jpg
Karadağ_NATO.jpg

Ndihmëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Mike Pence, do të vizitojë Malin e Zi më 2 gusht. Autoritetet përkatëse kanë nisur përgatitjet intensive, ndërsa kanë paralajmëruar se masat e sigurisë do të jenë në nivelin më të lartë. Ekspertë amerikan kanë vizituar aeroportin e Podgoricës  për të parë nga afër se ku do te ulet aeroplani Boing 757. Përndryshe, Pence do të jetë zyrtari më i lartë i administratës Trump që viziton Malin e Zi, respektivisht rajonin. Ai do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, nikoqir i të cilit do të jetë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Karta e Adriatikut është formuar në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA-ja me qëllimin specifik për t’i mbështetur vendet anëtare në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Zyrtarë të lartë Evropian thonë se në Bashkimin Evropian janë të gatshëm për integrimin sa më të shpejtë të Malit të Zi, por kjo varet nga vetë administrata e vendit në përmbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane.

***

Që nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, vizitat e zyrtarëve të lartë të Aleancës dhe ata të Bashkimit Evropian janë gjithnjë e më të shpeshta.

Malin e Zi e vizitoi Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, i cili u takua me Kryeministrin Dushko Markoviq dhe bashkëpunëtoret e tij. Zyrtari i lartë Evropian edhe me këtë rast ka përsëritur se në Bashkimin Evropian janë të gatshëm për integrimin sa më të shpejtë të Malit të Zi, por kjo siç u tha varet nga vetë Mali i Zi, respektivisht administrata e tij në përmbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane. Një takim i rëndësishëm ishte dhe ai i grupit të ekspertëve të misionit të Bashkimit Evropian i luftës kundër tregtisë me qenie njerëzore. Ata u takuan me përfaqësues te institucioneve në Mal të ZI, si ata të Ministrisë së punëve te brendshme, zyrës nacionale kundër tregtisë me qenie njerëzore, njësive speciale të drejtorisë së policisë, gjyqësorit  dhe prokurorisë.

***

Bashkëpunim me Interpolin për sigurimin e kufijve, luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ministri i brendshëm i Malit të Zi  Mevludin Nuhoxhiq, u takua në selinë e Interpolit në Lion, me Sekretarin gjeneral  Jirgen Štok  dhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate ndërkombëtare. Siç thuhet kjo vizitë ishte rast i mire për shkëmbimin e mendimeve për sfidat dhe kërcënimet  ne planin global me theks të veçantë në sigurimin e kufijve, luftës kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër terrorizmit.

***

Fillon dhe ndërpritet procesi gjyqësor ndaj 14 personave të akuzuar për “Grusht shtet” në Mal të Zi. 

Vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar e tërhoqi fillimi i një procesi gjyqësor ndaj 14 personave të akuzuar në mesin e tyre dy rusë dhe dy liderë opozitarë të Malit të Zi, të cilët janë ngarkuar me “Krijimin e organizatës kriminale”. Personat rus akuzohen edhe për terrorizëm. Në aktakuzë pretendohet se ata kishin planifikuar t’a marrin kontrollin e Kuvendit të Malit të Zi, të vrasin ish-Kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe ata të instalojnë një udhëheqje pro ruse për parandalimin e pranimit të Malit të Zi në NATO. Procesi gjyqësorë i posa filluar u ndërpre për shkak të kërkesës së se mbrojtjes për zëvendësimin e prokurorit. Njëri prej të akuzuarve Andrija Mandiq, lider opozitarë në Mal të Zi ka thënë se ky proces gjyqësorë është proces i organizuar politik. Rusia ka hedhur poshtë përfshirjen në komplotin e dështuar. Përkundër kundërshtimit te fuqishëm te Rusisë, Mali i Zi në muajin qershor të këtij viti është pranuar në NATO.

***

Në mal të Zi - stuhi të shumta zjarresh. Autoritetet shtetërore kanë kërkuar edhe ndihmën e NATO -s për angazhim me aeroplan për shuarjen e zjarreve.

Si pasojë e temperaturave tejet  të larta të korrikut në pjesën jugore dhe qendrore të Malit të Zi  janë shënuar stihi të shumta zjarresh  ku zjarrfikësit  luftuan me flakët  të cilat për shkak  të erërave te forta rrezikuan shtëpi dhe banorë. Kështu në Llushtica të Malit të Zi u evakuuan me qindra banorë dhe turistë madje pati edhe dëme materiale. Evakuimi i banoreve u bë me ndihën e ushtrisë, marinës dhe te njësisë se lundrimit të Budvës. Vatrat e zjarrit përfshinë dhe lokacionin Bigovo dhe Ponte. Mirëpo zjarre u shënuar edhe ne qytetin e Cetinjës, Nikshiqit, Danillovgradit etj. Zjarre të shumta janë  regjistruar edhe në kryeqytetin Podgoricë. Ndërkaq kryetarët e komunave të Herceg Novit, Kotorrit dhe të Tivatit kanë kërkuar nga Kryeministri Dushko Markoviq dhe Ministria për punë të brendshme e Malit të Zi angazhim urgjent të aviacionit në shuarjen e zjarreve. Në shuarjen e zjarreve e menjëhershme ishte edhe ndihma e NATO-s, të cilët kanë dërguar një avion special për vënien e zjarreve në kontroll. Sipas sekretarit gjeneral të Aleancës Veri-Atlantike, Jans Stoltenberg, ndihma  është dërguar si solidaritet i Aleatëve të NATO-s. Ai ka vlerësuar  përgjigjen e menjëhershme të aleateve partner që në një kohë rekord të ndihmojnë anëtarin me të ri të aleancës, Malin e Zi. Në shuarjen e zjarreve ndihmesë dhanë anëtaret e skuadrës së zjarrfikëseve nga qytetit i Ulqinit. Udhëheqësi i këtij sektori në Ulqin, Flamur Sella tha për Zërin e Turqisë se ndihma është reciproke dhe se situata tani është vënë nën kontroll.

***

Për ulqinakët dhe turistët e shumtë shfaqet në ambiente të hapura filmi “Perla e Bunës”, i cili është xhiruar ne Ulqin.

Në Ulqin gjatë sezonit verorë organizohen aktivitete të shumta kulturore. Mbrëmë u bë promovimi i filmit “Perla e Bunës”, një projekt ky i realizuar nga regjisori Mima Karaxhiq dhe ku pjesa me e madhe e skenave është realizuar në Komunën e Ulqinit. Edhe ky film dëshmon se Ulqini me bukuritë e tij natyrore ka shërbyer dhe shërben si përjetim i veçantë dhe frymëzim për krijues të ndryshëm.

Përgatiti për TRT Shqip, Vera ALIBEGU KATANA, Mali i Zi



Lajme të ngjashme