Shqipëri – Shoqëria civile dënon sërish tentativën për grusht shteti nga FETO në Turqi

21 OJQ shqiptare dënuan përsëri fuqishëm me një deklaratë të përbashkët tentativën për grusht shteti, që organizata terroriste gyleniste (FETO) ndërmori më 15 korrik 2016 në Turqi, një vend mik dhe partner strategjik me Shqipërinë...

Shqipëri – Shoqëria civile dënon sërish tentativën për grusht shteti nga FETO në Turqi

Me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shtetit në Turqi ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizataterroriste FETO, nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në vend është organizuar një ceremoni përkujtimore në Tiranë. Krahas përshëndetjeve të rastit nga ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar dhe të personaliteve të tjera, në emër të 21 organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, kryetari i Fondacionit "Alsar", Mehdi Gurra, lexoi një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se grupimi i këtyre organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri dënon përsëri fuqishëm tentativën për grusht shteti që organizata terroriste FETO organizoi më 15 korrik 2016 në Turqi, në një vend mik dhe partner strategjik me Shqipërinë. 

"…Ne theksojmë se organizata terroriste gyleniste (FETO), e cila ndërmori këtë tentativë të poshtër për të zhdukur rendin demokratik kushtetues duke përdorur armët dhe dhunën, përbën një kërcënim për çdo vend ku ajo ndodhet. Ne si organizata të shoqërisë civile nënvizojmë se jemi pranë Turqisë dhe popullit mik turk përsa i përket eliminimit të kësaj organizate terroriste në çdo cep të botës, përfshirë edhe Shqipërinë…", theksohet në deklaratë. 

Një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni mbajti edhe kryetari i Shoqatës "Çamëria" dhe njëkohësisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, i cili theksoi se sot janë mbledhur së bashku në këtë ceremoni për të përkujtuar 250 dëshmorët e popullit turk.

"…U vranë në mënyrë djallëzore përmes një tentative për grusht shteti. Për Turqinë liria është e shenjtë, prandaj ata nuk mund të nëpërkëmbin këtë popull, ligjin dhe rendin kushtetues. Kushdo për çdo arsye nuk mund ngre armët dhe të vrasë popullin e tij, aq më pak për të vendosur një pushte jo legjitim, që vjen prej organizatave të tilla që nuk kanë as dashurinë më minimale për popullin e vet, siç është organizata FETO. Kemi shprehur solidaritetin me popullin turk, presidentin dhe i kemi miq të vyer. Ne duam që populli i lirë turk të vazhdojë zhvillimin. Dënojmë organizatën FETO për këtë tentative…", theksoi Hado.

Ndërsa, drejtuesi i shoqërisë KOMAŞ, e cila po kryen punimet për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Namazgjasë, që financohet nga qeveria turke, lexoi një poezi të shruar prej tij me titull "15 Korriku i Lavdishëm". Gjithashtu një nga veteranët e datës 15 korrik, ndau me rreth 2500 të pranishmit në sallë kujtimet e asaj nate duke marrë duartrokitje të shumta nga publiku.

Ceremonia përkujtimore u përmbyll me lutjet e 17 imamëve të njohur në trevat shqiptare për shpirtërat e dëshmorëve të demokracisë dhe paqes në Turqi.

ATTSO dënon tentativën për grusht shteti të natës së 15 korrikut 2016 në Turqi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO)  me rastin e përvjetorit të parë dënon përsëri tentativën për grusht shteti të natës së 15 korrikut 2016 të ndërmarrë nga organizata terroriste gyleniste (FETO), e cila kishte  depërtuar në institucionet kyçe të shtetit në Turqi, si në ushtri, gjyqësor, shërbimin civil.

Ky grusht shteti i tmerrshëm u shpartallua vetëm falë reagimit demokratik të popullit turk. I lutemi Zotit të prehen në paqe 250 shtetasit turq të masakruar egërsisht nga zjarri i avionëve, helikopterëve, tankeve dhe snajperëve të FETO-s

Populli turk, si një trup i vetëm nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, u dha njëleksion demokracie puçistëve dhe gjithë botës.

Është e qartë se Turqinë e pastruar nga FETO e presin ditë shumë më të shkëlqyera. Një Turqi e fuqishme, ku banojnë miliona shqiptarë, gjithmonë është në të mirë të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi(ATTSO), e cila përfaqëson 10.000 të punësuar dhe mbi 2 miliardë dollarë investime, ka bindjen se pastrimi edhe në Shqipëri i virusit të FETO-s do të inkurajojë më shumë investitorët për të ardhur në Shqipëri, do të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet dypalëshe ekonomiko-tregtare dhe në këtë mënyrë do të ngrihen në nivele më të larta marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.    

Në këtë kuadër ATTSO është e gatshme të përmbushë përgjegjësinë dhe detyrat që i takojnë.

Përfundimet e samitit të Triestes

Njё zonё e pёrbashkёt ekonomike, plane konkrete investimesh dhe projekte infrastrukturore, është ky rezultati i Samitit në Trieste, ku kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u  takuan me krerët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.

BE-ja investon shumё para pёr tё mbёshtetur zhvillimin ekonomik tё Ballkanit Perёndimor dhe pёr ta afruar atё me veten. Me kёtё synohet nё radhё tё parё tё zgjidhen konfliktet dhe tё frenohet emigracioni i dhjetra mijёra tё rinjve dhe forcave tё kualifikuara tё punёs. 

Nё takimin e nivelit tё lartё tё Ballkanit Perёndimor nё Trieste u nёnshkrua marrёveshja e transportit: vendet nё rajon, me pёrjashtim tё Bosnjë-Hercegovinёs, me kёtё marrёveshje janё tё lidhur me legjislacionin e BE-sё pёr transportin. Kjo do tё ketё impulse ekstreme ekonomike pёr rajonin, u shpreh komisari i BE-sё pёr zgjerimin, Johannes Hahn. U vendosёn njё sёrё projektesh nё fushёn e transportit dhe tё energjetikёs, që synon krijimin e njё zone rajonale ekonomike. Flitet edhe pёr tё njё ashtuquajturin "Plan Marshall".

Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn tha se synohej përshpejtimi i ritmeve të tregtisë ndërrajonale, prej të cilës mund të krijohen mbi 80 mijë vende punë. Sipas tij, deri në 2020, BE-ja do të shpenzojë 1 miliard euro për të vënë në lëvizje ekonominë e rajonit. 

Për Brukselin është i rёndёsishёm stabiliteti ekonomik. Por rajoni gjendet nёn hijen e njё sёrё konfliktesh bilaterale, qё e pengojnё atё nё rrugёn drejt BE-sё. Për këtë arsye për Kancelaren gjermane, Angela Merkel, me rëndësi është qё kёto shtete tё kenё zhvillim tё mirё, qё hap pas hapi ato tё mund tё lёvizin nё drejtim tё BE-sё. 

Sipas komisionerit Hahn, aktualisht po negociohet për antarësim vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa tё tjerёt janë ende larg.

Gjermania mё 2014 ndёrmori nismёn e procesit tё Berlinit pёr Ballkanin Perёndimor. Me kёtё synohet bashkёpunimi ekonomik mes Serbisё, Bosnjë-Hercegovinёs, Kosovёs, Shqipёrisё, Maqedonisё, Malit tё Zi si dhe vendeve anёtare tё BE-sё, Sllovenisё dhe Kroacisё. Pёrmes bashkёpunimit duhet tё krijohen bazat pёr antarёsimin nё BE. Nё agjendёn e konferencёs sё radhёs nё Trieste bёnin pjesё edhe bashkёpunimi i rinisё, pёrmirёsimi i krijimit tё rrjeteve tё komunikimit, shoqёria civile dhe lufta kundёr korrupsionit etj.

Niset drejt Turqisë vogëlushja e djegur

Është nisur drejt Turqisë vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama  nëpërmjet një statusi në “Facebook”.

“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll. Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj për të siguruar kurim më të specializuar në Turqi.

 

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme