Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mevlud për dëshmorët e 15 Korrikut edhe në Shkup

Programi filloi para namazit të jatsisë me leximin e pjesëve të Kur'anit si dhe ilahi nga recitues Yasar Çuhadar, Nebi Yasar dhe Mustafa Altin nga Turqia.

Mevlud për dëshmorët e 15 Korrikut edhe në Shkup

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) raporton nga Maqedonia se me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO, në Shkup u organizua program mevludi kushtuar dëshmorëve.

Në mevludin të cilën u realizua në Xhaminë e Mustafa Pashës në kryeqytetin e Maqedonisë kushtuar dëshmorëve të 15 korrikut, morën pjesë ministri pa resor i Maqedonisë, Adnan Kahil, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe shumë qytetarë.

Programi filloi para namazit të jatsisë me leximin e pjesëve të Kur'anit si dhe ilahi nga recitues Yasar Çuhadar, Nebi Yasar dhe Mustafa Altin nga Turqia.

Murat Alkan, këshilltar i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, në deklaratën e tij për gazetarët, tha se tentativa për grusht shteti nga FETO u pengua nga populli atdhedashës.

Ai duke treguar se kanë organizuar një program të tillë për të përkujtuar dëshmorët dhe veteranët e tentativës për grusht shteti, tha se në këtë program kanë marrë pjesë qytetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë për të shprehur dashurinë e tyre ndaj Turqisë.



Lajme të ngjashme