Në Tiranë zhvillohet aktiviteti për prezantimin e sistemit arsimor në Turqi

Është organizuar në Tiranë veprimtaria me temë “Të studiosh në Turqi”, ku në fokus ishte prezantimi i sistemit arsimor dhe mundësitë që ofrohen për studentët e huaj në Turqi.

Në Tiranë zhvillohet  aktiviteti  për prezantimin e sistemit arsimor në Turqi

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë është organizuar aktiviteti promocional me temë “Të studiosh në Turqi” një veprimtari kjo e zhvilluar nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Universitetin “18 Mars” të qytetit të Çanakkales në Turqi, e cila konsistonte në prezantimin e sistemit arsimor turk dhe mundësitë që ofrohen për studentët e huaj që dëshirojnë të studiojnë në Turqi.

Ne këtë veprimtari ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit lokal në Tiranë, përfaqësues të ambasadës së Turqisë në Shqipëri, zv.rektori i Universitetit “18 Mars” në Çanakkale, dhe koordinatori i zyrës për studentet e huaj te këtij universiteti, përfaqësues te Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, drejtues të organizatave të shoqërisë civile të vendit dhe rajonit, intelektuale studiues e studentë.

Ne fjalën e tij të hapjes kryetari i Fondacionit "ALSAR", Mehdi Gurra, u shpreh se ky aktivitet organizohet për të ju ardhur në ndihmë të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të studiojnë në Turqi, konkretisht me prezantimin e mënyrës së funksionimit të sistemit arsimor në Turqi. Ndër të tjera ai tha se "Miqësia mes dy vendeve është në nivele shumë të larta dhe uroj që këto marrëdhënie të forcohen. Para një viti Turqisë i ndodhi një dramë e madhe. Dështimi i grushtit të shtetit dhe përkrahja që populli turk i dha sistemit të drejtimit aktual na gëzoi patjetër. Mendoj se është vendi për t'i përkujtuar dëshmorët e mbrojtjes së demokracisë".

Duke theksuar se problemi qendror i arsimimit të shqiptarëve në Turqi është së pari nga shtrirja jo gjithëpërfshirëse nga qytetet e Shqipërisë, dhe sidomos edhe mos njohja e sistemit se si mund të aplikojnë për të shkuar në Turqi, Gurra u shpreh se "Organizuam këtë takim për të prezantuar mënyrën se si një qytetar shqiptar mund të aplikojë për të studiuar në Turqi. Uroj që studentët të jenë ura lidhëse mes dy vendeve."

Zëvendës ambasadore e Turqisë në Tiranë, Gül Sarıgül, gjatë fjalës së saj në këtë aktivitete u shpreh se marrëdhëniet turko-shqiptare janë në një nivel shumë të mirë në shumë fusha. "Ne si Turqi po mundohemi që të mbrojmë dhe çojmë më tej lidhjet historike që i kemi që prej qindra vitesh. Pjesa e marrëdhënieve arsimore dhe kulturore është një pjesë shumë e rëndësishme, sepse këto dy aspekte fuqizojnë më shumë bashkëpunimin, duke krijuar një lloj themeli për marrëdhëniet tona në fusha të ndryshme. Sistemi i arsimit të lartë në Turqi ofron disa mundësi dhe avantazhe më të mira se në disa shtete të Evropës", theksoi Gül Sarıgül.

Në fund të aktivitetit Zv.Rektori i Universitetit “18 Mars” në Çanakkale, Prof.Dr. Süha Özden, prezantoi sistemin arsimor në Turqi, mundësitë që kanë studentët e huaj për studime në universitetin që ai përfaqëson, por edhe në universitete të tjera në Turqi.

Nga ana tjetër, me rastin e përvjetorit të shpartallimit të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 të ndërmarrë nga Organizata Terroriste Gyleniste (FETÖ), nën kujdesin e Ambasadës së Republikës  së Turqisë në Tiranë do të organizohet të shtunën, më 15 korrik në pallatin e kongreseve në Tiranë një ceremoni përkujtimore, ku do të ketë një program të larmishëm në mbështetje të vazhdueshme të demokracisë dhe rendit kushtetues të Turqisë…

Detajet e kësaj ceremonie do të transmetohen në programin e ardhshëm “Agjenda Shqiptare” të ditës së martë…

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -  



Lajme të ngjashme