Kosovë – Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, PAN fitues me 33,74% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi të shtunën rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Sipas rezultateve, koalicioni PAN ka dalë fitues duke marrë 245.627 vota ose 33,74 për qind...

Kosovë – Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, PAN fitues me 33,74% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi të shtunën rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Sipas rezultateve, koalicioni PAN ka fituar 245.627 vota ose 33,74 për qind të votave; Lëvizja Vetëvendosja është e dyta me 200.135 vota ose 27,49 për qind dhe koalicioni LAA është i treti me 185.884 vota ose 25,53 për qind.

Rezultatet i ka bërë të ditur në një konferencë për media kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Ajo kërkoi mirëkuptim për vonesën për përmbylljen e këtij procesi, por tha se procedurat janë çështje ligjore.

Shtyrja e deritanishme e certifikimit të rezultateve ishte bërë për shkak të rinumërimit të votave të subjekteve politike. Certifikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit i hap rrugën themelimit të institucioneve të Kosovës, ku së pari do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe pastaj do të nisin procedurat për formimin e qeverisë.

Në zgjedhjet e 11 qershorit për Kuvendin e Kosovës, sipas të dhënave të KQZ-së, votuan 41,30 për qind nga gjithsej 1.888.059 votues të regjistruar.



Lajme të ngjashme