Kosovë – Thaçi: Lirimi i Lushtakut, dëshmi e shenjtërisë së luftës për liri të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, për lirimin nga të gjitha akuzat...

Kosovë – Thaçi: Lirimi i Lushtakut, dëshmi e shenjtërisë së luftës për liri të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, për lirimin nga të gjitha akuzat.

“Lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme. Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë”, shkruan Presidenti Thaçi në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Prandaj  vijon ai e uroj nga zemra Kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj që pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre.

Gjykata Supreme vendosi dje lirimin e Sami Lushtakut, pasi rrëzoi akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte.



Lajme të ngjashme