Kreu i Bashkësisë Islame në Serbi i priu faljes së Fitër Bajramit

Dje në xhaminë Bajrakli të Beogradit besimtarët myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit.

Kreu i Bashkësisë Islame në Serbi i priu faljes së Fitër Bajramit

Në xhaminë e mbushur Bajrakli me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dje u fal namazi i Fitër Bajramit të cilës i priu Reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviç, ndërsa pas faljes së namazit, në oborrin e xhamisë u shtrua sofra e Bajramit.

Reis-ul-Ulemaja i sapozgjedhur i Serbisë, Nasufoviç rikujtoi se besimtarët pas agjërimit të Ramazanit festojnë Bajramin që është një ditë, e cila shënon ditën e shpërblimit.

Besimtarët në xhaminë Bajrakli kanë patur mundësinë që të dëgjojnë ligjëratë dhe pjesë nga Kurani si dhe ilahi të zgjedhura.

Myslimanët anë e kënd botës festojnë një nga dy festat më të mëdha, Fitër Bajramin, i cili zgjat tre ditë. Fitër Bajrami është festë që shënon përfundimin e muajit të agjërimit të Ramazanit.



Lajme të ngjashme