Greqi - Vazhdon greva e punonjësve të shërbimeve komunale

Afërisht një mijë demonstrues me thirrje të Federatës së të Punësuarve të Pushtetit Lokal (POE-OTA) u mblodhën sot në sheshin Karaiskakis në Athinë.

Greqi - Vazhdon greva e punonjësve të shërbimeve komunale

Greva e të punësuarve të kompanive të shërbimeve komunale të komunave greke që filloi javën e kaluar vazhdon ende.

Afërisht një mijë demonstrues me thirrje të Federatës së të Punësuarve të Pushtetit Lokal (POE-OTA) u mblodhën sot në sheshin Karaiskakis në Athinë dhe marshuan drejt godinës së Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit brohoritën parullat “Deshët apo jo do t’i vazhdoni kontratat” duke kërkuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Greqisë, Panos Skourletis.

Pasi paraprakisht u refuzua kërkesa e punëtorëve, të cilët përballen me mundësinë e humbjes së vendeve të punës, kjo i revoltoi protestuesit gjë që solli deri tek përleshja me policinë.

Pas përleshjeve të jetuara me policinë delegacioni i punëtorëve u takua me ministrin Skourletis, por siç u tha, nuk u arrit në zgjidhje. 

Delegacioni negociues paralajmëroi protesta të mëdha të enjten dhe u bëri thirrje të gjithë banorëve që t’u bashkohen. 

Edhe kryetari i Unionit të Komunave Greke (KEDE) Yorgos Patulis deklaroi se protestat do të zgjasin nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje e caktuar. 

Për shkak të grevës së punonjësve komunalë në Athinë dhe qytetet tjera janë të dukshme tashmë sasitë e mbeturinave, ndërsa aroma e pakëndshme përhapet në disa vendbanime.

Temperaturat e ajrit në Athinë arrijnë deri në 35 gradë celsius, për shkak të së cilës ka mundësi të paraqiten probleme me higjienën dhe shëndetin. 

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve që të mos hedhin mbeturinat nga shtëpia për aq kohë sa të jetë e mundur.

Gjykata e auditimit kishte bërë të ditur se vazhdimi i kontratave të punonjësve të shërbimeve komunale është në kundërshtim me kushtetutën.

Momentalisht rreth 10.000 punonjës të shërbimeve komunale përballen me mundësinë të mbesin pa punë.



Lajme të ngjashme