Rumani – Mazhoranca e majtë rrëzon qeverinë e Kryeministrit Grindeanu

Mazhoranca e së majtës në pushtet në Rumani miratoi ditën e mërkurë një mocion mosbesimi kundër Kryeministrit Sorin Grindeanu, në këtë post prej më pak se gjashtë muajsh, në sfondin e mosmarrëveshjeve brenda Partisë Socialdemokrate (PSD)...

Rumani – Mazhoranca e majtë rrëzon qeverinë e Kryeministrit Grindeanu

Mazhoranca e së majtës në pushtet në Rumani miratoi ditën e mërkurë një mocion mosbesimi kundër Kryeministrit Sorin Grindeanu, në këtë post prej më pak se gjashtë muajsh, në sfondin e mosmarrëveshjeve brenda Partisë Socialdemokrate (PSD).

Mocioni i mosbesimit, një nismë e liderit të PSD-së u miratua me 241 vota nga 464 deputetë në votim, njoftoi Parlamenti.

PSD-ja dhe aleati i saj i vogël, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE), duhet tashmë të propozojnë një kryeministër të ri për t’ia paraqitur për miratim Presidentit Klaus Iohannis.



Lajme të ngjashme