Rama: Hapja e negociatave me BE-në, thelbi i marrëveshjes me opozitën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi të hënën se marrëveshja me opozitën është historike në realitet, pasi si objektiv kryesor ka hapjen e negociatave me BE-në.

Rama: Hapja e negociatave me BE-në, thelbi i marrëveshjes me opozitën

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se marrëveshja me opozitën në këndvështrimin tim është historike në realitet, do të shikojmë nëse do të zbatohet konform asaj që është shkruar në letër.

Në emisionin televiziv “Të paekspozuarit” në News 24 të gazetarit Ylli Rakipi, Kryeministri Rama duke folur për marrëveshjen me opozitën theksoi se “thelbi i marrëveshjes është fakti se qeveria dhe opozita do të jenë në negociatë për hapjen e negociatave. Pas këtyre zgjedhjeve nuk ka shanse që të dalë opozita nuk e njoh rezultatin se na vodhën, na bënë presion, do ta njohë rezultatin kushdo që të humbasë”.

“Marrëveshja thotë se do të ndërtohet një proces, ku qeveria dhe opozita do bëjnë atë që kanë bërë në tërë vendet normale që e kanë ndarë debatin, debati i brendshëm vazhdon ska problem, ndërsa në raport me objektivin e Shqipërisë për tu futur në BE janë avokatë të Shqipërisë”, nënvizoi Rama.

I pyetur nëse do të qeverisë me Partinë Demokratike (PD), Rama tha se “do të luftojmë deri në 25 qershor të marrim votat për timonin e qeverisë dhe reformave. Bashkudhëtari vjen pas zgjedhjeve. Vlerësimi pas zgjedhjeve.

“Sot kategorikisht. Sot unë dua nga populli vlerësimin për këtë thirrje që kam. Më ndihmoni të bëj për ju atë që se ka bërë njeri për kaq vite; na hiqni nga shantazhi i tepsisë”, tha Rama.

“Një nga arsyet themelore të prapambetjes së Shqipërisë në gjithë ato vite dhe një arsye pse të tjerët kanë vrapuar dhe ne jemi zvarritur është se nuk ka ndarë pushtetin nga politika”, shtoi Rama.

Lidhur me akuzat e LSI-së për punësimet nepotike në Sarandë e Delvinë Rama theksoi se “ky është një sistem që duhet shkallmuar dhe në këtë sistem nuk kam thënë kurrë dhe do isha joparimor nëse do thosha që PS është ujë i kulluar që po e turbullojnë këto partitë e tjera. Ajo që kam thënë është që PS që merr mandatin si fituese kontaminohet nga ky sistem. Ndaj them se tepsia duhet çuar për skrap që të mos ketë duart në këtë sistem”, tha Rama.



Lajme të ngjashme