Në Prishtinë hapet ekspozita me fotografi nga eksodi

Me rastin e 20 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë është hapur një ekspozitë me fotografi nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Kosovë.

756429
Në Prishtinë hapet ekspozita me fotografi nga eksodi

Me rastin e 20 qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve dhe Ditës së Kthimit nga Eksodi i vitit 1999, Departamenti i Diasporës pranë partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë hapi ekspozitën me fotografi nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Kosovë, raporton AA.

Në ekspozitën e fotografive nga eksodi dhe gjenocidi serb me titull “Shqiptarët nuk do të duhej të jenë refugjatë” shihen fotografitë e nënave me fëmijë në krahë nëpër male, fëmijë në gjendje të mjerueshme nëpër kampe, refugjatët në kampe, kolonat e stërzgjatura me njerëz dhe ushtarët e UÇK-së duke ndihmuar nënat shqiptare.



Lajme të ngjashme