Çavusoglu i tregon Evropës Maqedoninë si shembull të bashkëjetesës etnike

“Evropës, ku sot kemi një rritje të shpejtë të antiislamit dhe armiqësisë ndaj islamit, antikristianizmit, antisemitizmit, intolerancës e racizmit, ne i rekomandojmë që të marrë si shembull Maqedoninë, tha Çavushollu në një darkë iftari në Shkup.

Çavusoglu i tregon Evropës Maqedoninë si shembull të bashkëjetesës etnike

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i rekomandoi Evropës të marrë si shembull Maqedoninë.

I ndodhur në Maqedoni për një vizitë zyrtare, Mevlut Çavushollu mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO) dhe nga Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB) si dhe Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA). Programi u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Në këtë program iftari, ku krahas Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe ministrit të Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov ishin të pranishëm edhe shumë ministra të Qeverisë së Maqedonisë, Çavushollu u takua me politikanët bashkëkombës, burokratë të nivelit të lartë, përfaqësues, biznesmenë dhe drejtues të mediave në Maqedoni.

Në fjalën që mbajti këtu Mevlut Çavushollu nënTIKvizoi se bashkëjetesa në harmoni dhe solidaritet e grupeve të ndryshme etnike dhe fetare e bën Maqedoninë një vend të veçantë.

“Evropës, ku sot kemi një rritje të shpejtë të antiislamit dhe armiqësisë ndaj islamit, antikristianizmit, antisemitizmit, intolerancës e racizmit, ne i rekomandojmë që të marrë si shembull Maqedoninë”, tha shefi i diplomacisë turke.

Çavushollu tha se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në çdo fushë, përfshi edhe anëtarësimin e saj në NATO, duke shtuar se stabiliteti dhe siguria e Maqedonisë janë shumë të rëndësishme për Evropën dhe Ballkanin.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Dimitrov tha se ndjehet shumë i kënaqur që takohet me miq në këtë program iftari.

“Qytetarët tanë agjërojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, por kjo nuk është një ritual urie. Njëherësh agjërimi na mëson neve vlerat, durimin, besnikërinë dhe ndjenjat shpirtërore”,- tha Dimitrov.

Në kuadër të kontakteve në Maqedoni, Mevlut Çavushollu u prit në takim nga Presidenti Gjorge Ivanov dhe pati një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov.

 


Lajme të ngjashme