Delawie, Braathu dhe Apostolova vizitojnë qendrat e votimit në Kosovë

Ambasadori amerikan Greg Delawie, shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu dhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova , kanë vizituar sot disa qendra votimi në Kosovë.

Delawie, Braathu dhe Apostolova vizitojnë qendrat e votimit në Kosovë

Ambasadori amerikan Greg Delawie, shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu dhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova , kanë vizituar sot disa qendra votimi në Kosovë.

Delawie vizitoi qendrën e votimit 1501E në Obiliq të vendosur në Shkollën “Ibrahim Rugova”.

Delawie gjatë vizitës u interesua pranë vëzhguesve për numrin e votuesve deri në mesditë. Ambasadori amerikan ka shkuar edhe në veri të vendit për të monitoruar zgjedhjet. Ai ka kërkuar që të mos ketë shantazhe e kërcënime dhe ndikim tek votuesit.

“Të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe mos të ketë kërcënime, shantazhe e forma të tjera për të ndikuar tek votuesit”, ka thënë Delawie, shkruan Express. Gjatë vizitës në Mitrovicë, Delawie shoqërohej edhe nga  shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu, i cili theksoi se  deri më tani procesi është i qetë.

“Kam shpresë se procesi do të vazhdojë kështu gjatë gjithë ditës në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore. Po ashtu, unë shpresoj që procesi i zgjedhjeve të shkojë i qetë në mbarë Kosovën”, shtoi ai, shkruan REL.

Ndërsa shefja e zyrës së BE-së, Apostolova vizitoi qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. “Kemi 100 vëzhgues në teren dhe bëmë thirrje për zgjedhje të drejta e transparente”, është shprehur ajo, raporton KTV.

Ajo gjatë ditës do të vizitojë edhe qendrën e votimit në Skënderaj, Graçanicë dhe Gjakovë.



Lajme të ngjashme