Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Iftar i madh në Tiranë nga fonacionet ALSAR & RTV

Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Fondacionin e Turqve të Rumelisë (RTV) ka organizuar një iftar të hapur për rreth një mijë persona në Tiranë.

Iftar i madh në Tiranë nga fonacionet ALSAR & RTV

Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Fondacionin e Turqve të Rumelisë  ka organizuar mbrëmjen e të enjtes një iftar të hapur për rreth një mijë persona në Tiranë.

Në këtë iftar krahas jetimëve dhe nënave të tyre, merrnin pjesë përfaqësuesi i Fondacionit të Turqve të Rumelisë, Kemal Baltepe, drejtori i Gjysmë Hënës së Kuqe të Turqisë për Stambollin, Ilhami Yıldırım, zv/ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Halil Hyseni, kryetari i Fondacionit ALSAR Mehdi Gurra, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Fondacionit ALSAR, Gurra shprehu falënderimet për fondacionin bashkëpunëtor, Gjysmëhënën e Kuqe dhe institucionet zyrtare turke të akredituara në Tiranë, për bashkëpunimin në dhënien e ndihmave ndaj njerëzve në nevojë. "Është kënaqësi të çelësh iftar në një sofër të tillë. Për këtë arsye dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët në emër të gjithë jetimëve për ndihmat e dhëna dhe në veçanti për këtë iftar", tha ai.

Ndërsa në fjalën e tij zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, vuri theksin tek rëndësia dhe të mirat e muajit të shenjtë të Ramazanit. Duke vënë në dukje se miqësia e Shqipërisë për Turqinë ka një vend të veçantë, ai tha se "Ne e ndjejmë veten si mishi me thonjtë, kur bëhet fjalë për miqësinë e dy vendeve dhe jemi të lumtur që ndodhemi mes miqve tanë. Kemi marrëdhënie në nivel shumë të lartë në çdo fushë ashtu edhe mes fondacioneve", tha ai dhe më pas falënderoi Fondacionin e Turqve të Rumelisë për organizimin.

Një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe përfaqësuesi i Fondacionit të Turqve të Rumelisë, Baltepe. Në fjalën e tij ai tha se është kënaqësi që ndodhet në iftarin e parë për këtë Ramazan në trevat e gjyshërve të tyre, veçanërisht në vendin mik Shqipëri. Duke dhënë detaje mbi fondacionin ai tha se Fondacioni i Turqve të Rumelisë jep bursa për më shumë se një mijë studentë, restauron objekte historike në vendet e gjyshërve (Ballkan) dhe zhvillon takime akademike. Baltepe në vijim tha se iftaret në vendet e Ballkanit janë kthyer tashmë në një traditë. Ai falënderoi fondacionin ALSAR për bashkëpunimin.

Ndërsa kryetari për Stambollin i Gjysmëhënës së Kuqe, Yıldırım, në fjalën e tij përshëndetëse tha se muaji i Ramazanit është muaji i solidaritetit dhe unitetit. "Jemi këtu duke ndarë me ju atë çfarë kemi, duke u bazuar në një miqësi qindra vjeçare...".

Fondacioni “ALSAR” me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit vijon ndjekjen e traditës e tij 11-vjeçare të organizimit të iftareve duke shprehur ndjenjat e solidaritetit human dhe të përkujdesjes ndaj shtresave të varfra sociale. Duke nisur nga qyteti i Tiranës me iftaret e shtruar për individë të familjeve të varfra, fëmijë jetimë, besimtarëve të grupmoshave të ndryshme, dhe studentëve, për t'iu dhënë atyre ngrohtësinë e përkujdesjes dhe mesazhin se janë pjesë e një familjeje të madhe.

Ky projekt, nga i cili do të përfitojnë 5000 persona, do të shtrihet në ditët në vijim sipas një grafiku kalendarik edhe në qytete të tjera të Shqipërisë me një kohëzgjatje gjatë gjithë këtij muaji të Bekuar, me synimin për të krijuar ndjenja solidare e atmosferë festive të këtij muaji të mirësive e begative hyjnore.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme